Flash News

KRYESORE

Në cilat raste duhet të evitoni konsumimin e farave të lirit

Në cilat raste duhet të evitoni konsumimin e farave të lirit

Përdorimi i bimëve është sigurisht një mënyrë e mirë për një shëndet të mirë. Por përdorini ato gjithnjë në konsultë me një mjek të mjekësisë bimore, pasi bimët mund të kundërveprojnë me njëra-tjetrën ose me ilaçet që po merrni ndërkohë.

Farat e lirit (Linum usitatissium L.) vijnë nga bima e lirit, e cila është një bimë vjeçare.

Ato janë të pasura në acide alfalinolenike (ALA), një acid yndyror omega-3, që është i rëndësishëm për sëmundjet e zemrës, sindromin e zorrës së irrituar, artritin dhe probleme të tjera shëndetësore.

Megjithëse studimet kanë treguar se ngrënia rregullisht e peshkut, i cili përmban acide yndyrore omega-3 , mund të ulë rrezikun për degjenerimin makular (të syve), një studim më i fundit ka treguar se një dietë e pasur me ALA mund të rrisë rrezikun për këtë degjenerim. Flisni për këtë me mjekun tuaj.

MOS hani fara liri të paqëruara apo të gjalla, pasi mund të jenë helmuese.

Gratë me kancer vezoresh, mitre apo gjiri apo endometrizoë, duhet të flasin me mjekun e tyre para se të përdorin farat e lirit, pasi mund të veprojnë njësoj si estrogjeni në trup.

Disa kërkime ngrenë dyshimin edhe që gratë shtatzënë nuk duhet t’i përdorin farat e lirit, pasi këto fara mund të veprojnë si estrogjeni në trup. Flisni me doktorin para se të përdorni farat e lirit nëse jeni shtatzënë apo po ushqeni fëmijën me gji.

Burrat me kancer të prostatës duhet të flasin me mjekun para se të marrin farat e lirit.

Njerëzit me probleme të zorrës apo ngushtim të ezofagut nuk duhet të marrin fara liri. Farat e lirit janë të pasura me fibra dhe kjo gjë mund ta përkeqësojë situatën.

Nëse përdorni farat e lirit, sigurohuni që t’i merrni me shumë ujë.

 

Të fundit