Flash News

KRYESORE

Në selinë blu mblidhet Komisioni për Zgjedhjet në PD

Në selinë blu mblidhet Komisioni për Zgjedhjet në PD

Komisioni për Zgjedhjet në PD, i përbërë nga 7 anëtarë: Jemin Gjana, Tritan Shehu, Bardh Spahia, Enkelejd Alibeaj, Albert Abdulaj dhe Minushe Lazaj, Dhurata Çupi është mbledhur sot paradite në selinë blu. Mësohet se takimi, ka nisur në orën 10:00 dhe në fokus të këtij takimi është rregullorja e fushatës që do të ndiqet për kreun e ri të PD-së, zgjedhje që do të mbahen më 22 korrik. Sakaq, përballë Lulzim Bashës garon Eduard Selami, pasi dje Astrit Patozi refuzoi të merrte pjesë në garë, që sipas tij ishte farsë.

Kryesia e Partisë Demokratike i votoi mbrëmjen e djeshme me asnjë votë kundër anëtarët e Komisionit të Votimit, me rastin e zgjedhjeve brenda PD-së.

Të fundit