Flash News

KRYESORE

Në takim me Francën, Çekia kërkon hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Në takim me Francën, Çekia kërkon hapjen e negociatave

Republika Çeke ka bërë thirrje për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriun. Gjatë takimit me homologët e Francës, Polonisë, Hungarisë dhe Sllovakisë, ministri i Jashtëm çek, Tomas Petricek mbështeti nisjen e bisedimeve të Bashkimit Evropian me dy shtetet ballkanike.

Ai tha se të dy vendet kanë bërë përparim të konsiderueshëm dhe se ato duhet të lejohen të vijojnë më tej me procesin integrues. Për më tepër, hapja e negociatave për anëtarësim do t'i japë besueshmëri politikës së zgjerimit të BE, është shprehur Petricek.

Franca është një prej pak shteteve që kundërshton prej vitesh hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, ndërsa Çekia së bashku me shtetet e tjera të Vishegradit kanë mbështetur vazhdimisht procesin.

Të fundit