Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
“Në tetor 2020 do të ketë zgjedhje vendore”, Nikoll Lesi zbardh prapaskenat që po bindin Ramën: Në të vërtetë ka hallin e...
Botuesi i ‘Koha Jonë’, Nikoll Lesi shkruan se kryeministri Edi Rama është bindur nga këshilltarët dhe disa të huaj që të shpallë zgjedhjet vendore në tetor të këtij viti.
Referuar burimeve konfidenciale, në shkrim Lesi sqaron se Rama nuk do t’i shpallë këto zgjedhje që u morën nga PS në 30 qershor të vitit të shkuar, ‘se ka hallin e demokracisë, por se është në kërkim të mandatit të tretë si kryeministër.
“Burime shumë konfidenciale tregojnë se këshilltarët e tij dhe disa të huaj e kanë bindur kryeministrin Rama që në tetor të këtij viti të zhvillojë zgjedhjet vendore, të cilat i mori me 30 qershor 2019 si një parti komuniste, me një kandidat. Por Rama në këtë rast nuk ka hallin e demokracisë, pasi atë e ka shkatërruar dhe rrëzuar përtokë, duke e fundosur me rastin e Teatrit Kombëtar, por ai bluan tjetër hall. Ai do mandatin e tretë si kryeministër. Ai nuk duron dot që të humbë, ndonëse të gjitha sondazhet e çojnë në një humbje marramendëse, ku nuk kap as rezultatin më të dobët të PD, në vitin 2017.
Ndaj që të mos shkojë në zgjedhjet parlamentare të prill-maj 2021 (pasi zgjedhje nuk do ketë nga qershori deri në gusht) si daci në kos, po merr masa testimi në tetor të këtij viti ku do të zhvillojë zgjedhjet vendore. Me këtë rast edhe shfryn mllefin popullor me vendoret, që natyrisht do t’i humbasë, por edhe pret koka në Tiranë e në rrethet duke ia hedhur popullit socialist, dhe fërkon duart në Surrel për të korrigjuar emra, kandidatura, politika, qeverinë për zgjedhjet politike në prill-maj 2021”, shkruan Lesi në artikullin e botuar sot, duke shtuar se ‘të njëjtat burime sqaruan se kryeministri do t’i shpallë zgjedhjet vendore, gjoja sikur po plotëson kërkesat e opozitës dhe disa ndërkombëtarëve, por në të vërtetë ka hallin e karriges së tij.