Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
“Në Vaun e Dejës fletët e votimit u falsifikuan”, KQZ reagon pas akuzave të PD: Janë prodhuar nga një kompani sllovene
Zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Drilona Hoxha në një deklaratë për mediat ka sqaruar procedurën për mbërritjen e fletëve të prodhimit në KZAZ e Vaut të Dejës, pasi disa ditë më parë PD hodhi akuza se këto fletë janë të falsifikuara.
Sipas Hoxhës akuzat nuk qëndrojnë, pasi fletët janë prodhuar nga një kompani sllovene dhe në 30 qershor kanë kaluar në doganë.
“Duke marrë shkas për akuzat për KZAZ në Vaun e Dejës, sqarojmë opinionin publik se fletët e votimit janë prodhuar nga një kompani sllovene, CETIS. Fletët e votimit janë prodhuar më 28 qershor 2019. Transporti i fletëve është bërë më 29 qershor, ndërsa më 30 qershor kanë kaluar në doganë.
Në proces-verbalin e mbajtur në mëngjes, shkruhet qartë procedura e ndjekur në prani të zyrtarëve të KQZ. Janë kontrolluar elementët e sigurisë. Janë bërë të gjitha procedurat e rregullta. Pasi kanë dalë fletët e prodhimit nga dogana, ata janë nisur për në KZAZ nr. 6 në Vaun e Dejës. Shpërndarja e fletëve të votimit është bërë rreth orës 06.00, ndërsa QV janë hapur më orën 7”, tha zëdhënësja Drilona Hoxha ndër të tjera.
Më herët, sekretari i përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi publikoi prova që tregojnë se në orën 07:00 të mëngjesit fletët e votimit nuk kishin kaluar ende në doganë.