Flash News

KRYESORE

Negociatat drejt hapjes, Gjekmarkaj nuk i jep asnjë meritë qeverisë: Rama nënvlerësoi sinjalet e Krichbaum

Negociatat drejt hapjes, Gjekmarkaj nuk i jep asnjë meritë

Analisti Agron Gjekmarkaj mendon se negociatat do të hapen për arsye gjeo-politike dhe jo për ndonje meritë të qeverisë. Në emisionin "Real Story", ai u shpreh se Shqipëria ka bërë regres gjatë qeverisjës së Edi Ramës, duke dhënë disa argumente.

"Edi Rama është i dështuar ne raport me premtimet që u ka bërë qytetarëve shqiptarë këto vite. Ka gënjyer për katër vite rresht, madje ka dekoruar edhe ambasadoret per hapjen e tyre. Nga shtatë pika që pati vënë deputeti Gunther Krichbaum, Gjermane ka shtuan dy pika të tjera. Ka një regres te jashtëzakonshëm këto vite. Hapja ndodh për arsye gjeo-politike, pasi kjo qeveri nuk ka asnjë meritë", analizon Gjekmarkaj.

Qëndrimi i tij u mbështet edhe nga Spartak Ngjela, që deklaroi se vendit i kanosej rreziku rus dhe mos-hapja e tyre do të rriste prezencën e forcance të jashtme.

Negociatat pritet te hapen me kushte ose e thene ndryshe pjeserish, ndryshe nga Maqedonia e Veriut, e cila ka marre 'driten jeshile' pa kushte.

Të fundit