Flash News

KRYESORE

Negociatat/ Në Greqi janë të shqetësuar për pasojat në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri

Negociatat/ Në Greqi janë të shqetësuar për pasojat

Greqia ishte një ndër shtetet që mbështeste me forcë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me BE-në. Vetoja e Francës solli reagimin e drejtuesve grekë, të cilët më forcë mbështesin idenë që e ardhmja e Ballkanit Perëndimor duhet që të jetë në Evropë.

Shqetësimi më i madh për politikanët grekë është për Maqedoninë e Veriut. Vendimi i kryeministrit Zoran Zaev për të shpallur zgjedhjet e parakohshme po ndiqet me vëmendje në Athinë.

Kjo sepse ndryshimi i skenës politike atje, mund të sjellë pasoja për Marrëveshjen e Prespës. Gjithashtu i hap rrugën edhe fuqive të mëdha si Kina, Turqia apo Rusia, për të mbushur boshllëkun e lënë bosh nga BE-ja.

“Kjo çështje shkon tashmë për vitin 2020. Nuk u bë e mundur që të kishim një vendim unanim për dy fqinjët tanë veriore. Por dua të theksoj dhe këtë e kam thënë shpesh herë, Greqia gjithnjë mbështet perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”, tha kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis pas vendimit për moshapjen e negociatave.

Greqia kërkon nga dy shtetet ballkanike që të jene të përqendruara në rrugën e reformave.

Të fundit