Flash News

KRYESORE

“Nënë me tre fëmijë”, kandidatja demokrate përlotet gjatë fjalimit të Bashës; ka një mesazh për Imamin

“Nënë me tre fëmijë”, kandidatja demokrate

Kandidatja demokrate për deputete në Vlorë, Nada Meçorapaj nuk i ka përmbajtur dot emocionet kur kreu i PD-së, Lulzim Basha, përmendi kontributin e saj në parti pavarësisht se është nënë e tre fëmijëve.

Meçorapaj shpehet se familja për të është një emocion i papërmbajtshëm dhe ndaj nuk mund të mbante lotët gjatë fjalës së Bashës. Ajo ka edhe një mesazh për Arben Imamin, të cilit i bën të ditur se askush si nënat nuk e di se çafër është një e ardhme e sigurtë.

Reagimi i Nada Meçorapaj:

Familja është përherë një emocion i papërmbajtshëm për mua. Kryetari Basha përmendi dje në mitingun hapës të fushatës te `Pavarësia`, familjen time, të lidhur me të djathtën prej 27 vjetësh, dhe kontributin e saj politik. Ai foli edhe për faktin se jam nënë e tre fëmijëve. Kjo më emocionoi. Por, mu kujtua edhe debati i ditëve të fundit, për ‘gratë me 3-4 fëmijë që i kanë hyrë politikës.’ Askush si nënat nuk e di se çfarë është një #Eardhmeesigurt

Të fundit