Flash News

KRYESORE

Nënkuptimi i ftesave të Partisë Socialiste për opozitën: Dialogojmë, jo si të barabartë

Nënkuptimi i ftesave të Partisë Socialiste për

Kanë kaluar 9 ditë që nga organizimi i ’30 qershorit’ dhe subjektet politike ende nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për zgjidhjen e krizës. Mazhoranca, pala e predispozuar për t’i shtrirë dorën opozitës, është shfaqur herë kushtëzuese, herë e paqartë dhe herë tjetër konfliktuale.

Eksponentë të larte të Partisë Socialiste, si: Arben Ahmetaj, Elisa Spiropali, Damian Gjiknuri apo Klotilda Ferhati kanë lënë të kuptohet se nuk janë gati të plotesojne asnje nga kushtet e opozites per tu ulur ne tryeze dhe per te dialoguar.

Deputeti Eduard Shalsi, më 2 korrik në rubrikën ‘Opinion’ në Neës 24 ishte kategorik, duke pohuar se nuk pranojnë kushtin e opozitës për dialog pa largimin e Edi Ramës. “Mazhoranca është e gatshme të ulet në tavolinë, por pa kushte. Jemi të gatshëm të vijojmë edhe me reformën elektorale”.

Klotilda Ferhati, deputetja tjetër e PS në 3 korrik në rubrikën ‘Mbrëmje në Abc Neës’, me një retorikë të ashpër, paralajmëroi se ata nuk janë gati të presin pafund ‘opozitën e rrugës’.

“Ne kemi qenë gjithnjë të hapur për dialog, kemi bërë gjithnjë ftesë për dialog ndaj opozitës që është në rrugë. Kemi një opozitë legjitime në parla ment dhe një opozitë që e la popullin në mes të rrugës duke djegur mandatet, por është pjesë e mundësive për dialog sa i takon  reformës zgjedhore dhe ka të njëjta mundësi dhe të drejta me anëtarë e komisionit. Në të njëjtën situatë janë edhe partitë opozitare. Ne nuk tërhiqemi nga ftesa për dialog, mungesa e dialogut ka ardhur për efekt të opozitës së rrugës, mazhoranca dhe Kryeministri disa  herë ka kërkuar dialog me opozitën e rrugës, kjo ka ardhur për shkak të bojkotit të opozitës. Mundësia për dialog është gjithmonë, po nuk mund të jetë pafundësisht”.

Ministria për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali4 korrik në ‘Mbrëmje në Abc Neës’, kushtëzoi dialogun me opozitën me njohjen prej tyre të votimeve të 30 qershorit.  “Presidenti është në proces shkarkimi, derisa të shkarkohet ne e respektojmë si President të Republikës. Ju e keni dëgjuar gjuhën e Presidentit, ajo nuk është gjuhë për dialog. Në rast se Meta Basha e Kryemadhi njohin rezultatet e 30 qershorit atëherë patjetër të njohin zgjedhjet dhe të vazhdojnë përpara”.

Ish-ministri i Transportit, Damian Gjiknuri4 korrik nga foltorja e Parlamentit, u shpreh i gatshëm të vetofrohej për zgjidhje, duke lënë të hapur mundësinë e dorëheqjes, nëse në atë Komision do të hynte edhe Partia Demokratike.

Arben Ahmetaj është shfaqur me një gjuhë kërcënuese ndaj opozitës. Më 5 korrik në’ Mbrëmje në Abc News’, ai tha se opozita duhet të dialogojë me Edi Ramën kryeministër, pasi ata disponojnë dokumenta kundër Lulzim Bashës. “Jam i bindur se ka vend për dialog, ndoshta jo herët, por jo edhe aq vonë, do ketë dialog. Po t’i kthehmi Bashës me akuza të bazuara në dokumenta, Basha nuk duhet të ishte asgjëkund. Nëse Basha nuk bën dialog me Kryeministrin legjitim, Rama nuk ikën. Duke folur krimi, droga, i bën krim partisë së vet do gjunjëzojë një popull me dhunë, nuk bën vaki, nuk ikën Rama se do Lul Basha. Kryeministri ynë i ka ftuar nuk i ka fyer as njërin as tjetrin, Basha vetëm akuza dhe fyerje. Kryeministri ka bërë debat dhe ironi politike, ama është lutur për dialog dhe lutje të sinqerta madje dhe direkt tha jam gati të dialogoj për të ardhmen e vendit. Në 18 tetor është Këshilli I Ministrave Evropianë do kënaqet, apo do hidhërohet Basha? Të kontribuojë që situata të kthehet në normalitet”.

Ndersa qendrimi me tendencioz i takon ministrit te Turizmit, Blendi Klosi. Ne televizionin A2 CNN me 8 korrik, ai tha se eshte i lumtur me braktisjen e institucioneve nga ana e opozites. “Opozita ka të drejtën e saj të bëjë protestë. Mos kërkoni t’i edukojmë. Në një mënyrë apo në një tjetër, unë ndjehem mirë që ata kanë ikur nga Parlamenti. Ndjehem mirë për njerëz që unë kam debatuar, si Sali Berisha për shembull, nuk është më në Parlament. Kjo është beteja mes PD dhe PS në kaq vite. PD ka vendosur të kapitullojë”, Ata do të punojnë do të përgatisin strukturat dhe më pas do të marrin pjesë në zgjedhjet e 2021-it”.

Të fundit