Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
“Nëse hapim kufijtë, s`do kemi vend për të varrosur”, Rama-emigrantëve: Na vjen keq, s`vini dot këtej
Kryeministri Edi Rama duket se u ka dhënë përgjigje përfundimtare shqiptarëve të mbetur jashtë vendit pas mbylljes së kufijve. Gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët, Rama u shpreh: “Me vjen keq, po dua ta them dhe këtë për hapjen e kufijve. Ndihemi keq, kur dua t’ju them bashkatdhetarëve tanë; nuk mund të vini dot në Shqipëri. Për një arsye të thjeshtë, pasi nëse ne hapim kufijtë dhe lejojmë kthimin në atdhe, ne nuk kemi më vend, për të varrosur njerëz jo si një Bergamo, as në Iran, por shumë më keq se kaq, Nuk mendoj se cilido që e ka këtë stres, e vini në dyshim se ky është i vetmi qëllim”, tha Rama.
Më tej, Rama u shpreh se nëse qytetarët kthehen nga jashtë mund të vënë në rrezik jetën e të tjerëve. “Duke ardhur vini në rrezik dhe veten dhe të tjerët. Jetën e keni të sigurt, vuajtjen të garantuar si gjithë të tjerë. Lufta vjen që të na sjellë vuajtje jo gëzim. Lufta ka sjellë vetëm viktima, plagë. Kjo është lufta e tretë Botërore. Kur shikon që NATO është kthyer në një organizatë humanitare, dhe të gjitha arsenalet e armëve janë nëpër depo se si hynë askujt në punë. Asnjë armik s’do të mbyllte në shtëpi askënd. Ky armik i mbylli në shtëpi të vetë.”, tha Rama.