Flash News

KRYESORE

Nëse jeni tipi i vajzës që po kërkoni vathë të veçantë, atëherë jeni në vendin e duhur

Më dëgjo, nuk mundesh kurrë, dhe dua të them kurrë, të kesh shumë palë vathë të bukura. Ju e dini mirë që nëse diçka del në modë, në Shqipëri dyqanet e marrin direkt. Të gjitha dyqanet.

Ndaj, nëse jeni tipi i vajzës (si unë) që kërkon të ketë bizhuteri të veçanta, ekonomike dhe çfarë është më e rëndësishmja të mos ja shihni çdo të dytës vajzë të vëna, nëpër rrugët e Tiranës apo edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë, më ndiqni, sepse kam disa sugjerime fantastike që mua më kanë ndihmuar.

Një set me tre palë vathë të mëdha, rrumbullake. Në tre ngjyra, kështu që i keni për çdo rast dhe mund t`i kombinoni me veshje të ndryshme.

Seti me tre palë vëthë, bëjnë vetë 7.9 dollarë, ndërkohë nëse i blini në dyqane, kaq bëjnë vetë një palë.

Këto vëthë katror, që ju japin shumë shkëlqim. Të përshtatshme për darka më elegante. Më lejoni t`ju them që këto janë të preferuarat e mia.

 

Këto vëthë janë me veshje prej floriri ndaj dhe çmimi është pak më i shtrenjtë. I gjeni në tre modele dhe çmimi varion nga 38 dollarë e lart. Por ky çmim mund të ndryshojë, ndaj blijini po qe se e keni ndarë mendjen.

Vathë klasik që do i përshtaten më së miri vajzave që janë më formale, me një kostum elegant por edhe nëse i lini për darka me një fustan shumë klasik, janë vathët e duhura.

 

 

 

I gjeni për vetëm 6.69 dollarë.

Për të gjitha vajzat me stil bohemian, kemi disa sugjerime, super modele. Edhe sikur të mos i keni larë flokët për katër ditë, nëse vendosni këto vathë, as që do të duket. Janë perfekte për të ndryshuar mënyrën tuaj të dukjes kur nuk ke ni shumë kohë të merreni me pamjen tuaj.

Vendos një palë vathë të këtij stili, në ngjyrën që dëshironi dhe kombinojnë me rrobat tuaja, dhe jeni "të larë" për atë ditë. Dhe kushtojnë 9.99 dollarë.

Këto vathë janë më elegante. Madje mund t`i përdorni në momentet më të veçanta të jetës suaj. Duken shumë bukur dhe çmimi është shumë i pranueshëm.

Kushtojnë vetëm 9.99 dollarë.

Të fundit