Flash News

KRYESORE

Nëse koronavirusi prek Shqipërinë, ku do ta ndërtojmë karantinën?

Nëse koronavirusi prek Shqipërinë, ku do ta ndërtojmë

Shifrat e viktimat nga koronavirusi që prekur frikshëm Kinën janë duke u shtuar në mënyrë të jashtëzakonshme dhe kjo ka shqetësuar autoritetet shëndetësore në të gjithë botën.

Në Shqipëri ende nuk është raportuar ndonjë i prekur por rreziku është real dhe shumë i madh derisa virusi vdekjeprurës ka mbërritur në vende fqinje. Autoritetet shëndetësore në Tiranë ende nuk kanë njoftuar se ku do të ngrihej karantina nëse koronavirusi mbërrin në vendin tonë.

Top  Channel njofton se ka mësuar se edhe pse po diskutohet në nivel ekspertësh nuk deklarohet vendi se ku do të jetë karantina. Ata e justifikojnë diskrecionin për shkak të çështjeve të sigurisë. Sipas Top Channel thonë se janë dy vende të mundshme ku do të ngrihen karantinat nëse do të kemi raste me koronavirus.

“Një plan është boshatisja e godinës së shërbimit infektiv në QSUT dhe transferimi i pacientëve drejt spitaleve të tjera, ndërsa një tjetër ku mund të ngrihet karantina është menduar në pjesën jugore të Tiranës, larg zonës së banuar. Por ende nuk dihet nëse godina që është planifikuar është pajisur me infrastrukturën e nevojshme dhe shërbimet e kërkuara. Pasi përveç kësaj një vend karantinë duhet edhe të vlerësohet nga ekspertët nëse është e përshtatshme për të pasur këtë funksion”.

Të fundit