Flash News

KRYESORE

Nesër ndeshja e parë zyrtare e tranjerit Panucci, Etrit Berisha rikthehet titullar në portën e kombëtares

Nesër, për trajnerin e Kombëtares Shqiptare, Christian Panucci, do të jetë ndeshja e parë zyrtare, që pas uljes së tij në karrigen e tranjerit të Shqipërisë. Ka një kundërshtar të lehtë, por me formacionin që ka paraqitur ka bërë hapi te specialistët dhe sportdashësit. Ai do të bëjë disa ndryshime në formacionin e ndeshjes së nesërme ndaj Lihtensthejnit. Në mungesë të Sadikut pritet që nga minuta e parë ta nisë Lullaku, si një sulmues i fshehur.

Ndërkohë që nuk do të ketë shumë surpriza në mbrojtje dhe ne mesfushë.

Nga ana tjetër, Panucci ka shuar të gjitha dilemat në lidhje me portën, ku Berisha do ta nisë nga minuta e parë.

Ja formacioni:

Grezda – Lullaku – Roshi

Memushaj- Basha- Abrashi

Agolli – Mavraj – Ajeti – Hysja

Berisha

Të fundit