Flash News

KRYESORE

New York Times: KE mbedh në janar konferencën e donatorëve për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit

Gazeta amerikane The New York Times, në artikullin e datës 14 dhjetor shkruan se Komisioni Europian njoftoi se vendet anëtare kanë rënë dakord të zhvillojnë në janar, në Shqipëri, një konferencë donatorësh për të ndihmuar vendin ballkanik në procesin e rindërtimit, pas një tërmeti që shkaktoi vdekjen e 51 personave në fund të nëntorit.

“Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen ofroi angazhimin e bllokut për ‘periudhën e gjatë të rindërtimit’”, vijon më tej gazeta amerikane.

“Tërmeti me magnitudë 6,4 ballë Rihter la jashtë 13 000 banorë dhe dëmtoi më shumë se 14 000 ndërtesa.

Shqipëria ka kërkuar ndihmë financiare ndërkombëtare për rindërtimin që ajo ka premtuar ta përfundojë deri në fund të vitit 2020.

Qeveria ka dhënë deri tani 13 miliardë lekë (117 milionë dollarë) për këtë proces.

Po ashtu policia e Durrësit njoftoi për arrestimin e 9 personave të dyshuar për ndërtime të paligjshme dhe abuzim me detyrën.

Besohet se cilësia e dobët e ndërtimeve është arsyeja pse shembja e godinave shkaktoi një numër të madh viktimash”, shkruan The New York Times.

Të fundit