Flash News

KRYESORE

“Nga ç’familje vjen ky që del nudo në plazh”, memet që po “masakrojnë” Ardi Veliun në rrjetet sociale

Prej ditës së djeshme një deklaratë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu bëri shumë bujë dhe ngjalli mjaft reagime të ashpra, teksa përdori videon e marrë nga rrjetet sociale të nënës së 15 vjeçarit të dhunuar nga policia te Liqeni Artificial pak javë më parë.

Gjatë raportimit të Komisionit të Sigurisë, Veliu tentoi të justifikojë në një farë mënyrë dhunën e policisë ndaj të miturit duke treguar një video të nënës së adoleshentit, e cila shfaqej me pistoletë në dorë, por doli blof pasi rezultoi se episodi ishte përdorur për një skenë filmi.

Pas kritikave të shumta, Veliu kërkoi ndjesë dhe se fjala e tij u nxor nga konteksti.

Megjithatë, në rrjetet sociale qëndrimi i tij mbi dhunimin e të miturit nga policia shkaktoi jo vetëm indinjatë, por edhe mbushi rrjetin me meme ironizuese.

Të fundit