Flash News

KRYESORE

Nga dënimi i Dritan Dajtit tek Klement Balili, kush janë tre gjyqtarët që do të vendosin për Sajmir Tahirin

Nga dënimi i Dritan Dajtit tek Klement Balili, kush janë tre

Ish ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri është në pritje të vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Ndërkohë do të jenë tre gjyqtarë ata që do të vendosin për fatin e tij.

Trupa e gjyqtarëve përbehet nga Flora Hajredinaj, Ardit Mustafaj dhe Irena Gjoka.

Flora Hajredinajështë kryesuesja e trupës së gjyqtarëve, e cila ka në shqyrtim dhe dosjen ndaj Klement Balilit.  Ndërkohë që ajo ka shqyrtuar dhe çështjen e ngritur ndaj Dritan Zaganit, për të cilin ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg në mungesë”.

Irena Gjoka, është nje nga gjyqtaret që po shqyrton rastin Tahiri. Ajo është gjyqtarja qe ka dhene dënimin e përjetshëm  për Dritan Dajtin, autorin e vrasjes së 4 policëve në vitin 2009.

Ardit Mustafaj, është gjyqtari tjeter i treshes që po vendos për fatin e ish ministrit te Brendshem, Tahiri. Mustafaj është gjithashtu pjesë e trupës që po shqyrton çështjen ndaj Klement Balilit. Ai ka marrë pjesë në vendimmarrjen, ku iu dha liria Arben Frrokut, i cili akuzohej për vrasjen e komisar Dritan Lamaj.

Të fundit