Flash News

KRYESORE

Nga shah-mat te Big Mac. Metaforat e Edi Ramës para dhe pas dorëzimit të 'Qeverisë teknike'

Nga shah-mat te Big Mac. Metaforat e Edi Ramës para dhe pas dorëzimit

Edi Rama i pëlqen metaforat dhe shprehjet figurative në komunikimin politik. Para dy javësh ai fliste për politikën si 'lojë shahu dhe jo damë', duke kujtuar paketën McAllister të anashkaluar nga Opozita. Sot, pas publikimit të marrëveshjes së tij me Ramën në një 'Paketë McAllister Plus', ai ka lëshuar një batutë tjetër.

“E filluam me një McAllister Plus dhe e mbyllëm me një Big Mac”, ka thënë Kryeministri. McAllister është mbiemri i politikanit gjerman që erdhi në Tiranë për të mundësuar një marrëveshje mes palëve. Big Mac është një hamburger i njohur i Mac Donald, rrjetit botërisht të njohur të restoranteve 'fast food' me qendër në Amerikë. 

Të fundit