Flash News

KRYESORE

Ngjela: Rama për pushtetin pranoi edhe vrasjen, gjyqësori ka qenë në dorë të politikës

Ngjela: Rama për pushtetin pranoi edhe vrasjen, gjyqësori ka qenë

Avokati Spartak Ngjela mendon se ngjarja e 21 janarit do të zbardhet falë reformës në drejtësi. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se për të marrë pushtetin pranoi edhe vrasjen, ndërsa e cilësoi si anormale marrëveshjen Rama – Meta.

“Nuk kemi asnjë shpresë që të ketë drejtësi pa reformë në drejtësi. Po kush do e bëjë reformën, Ramë ziu? Rama është në frikë për vete. Në asnjë vend demokratik me logjikë normale nuk mund të bëhej pakt mes Ramës dhe Metës. Pakti Rama – Meta është negativ dhe kjo është bërë për pushtet. Domethënë Rama për të marrë pushtetin, pranoi edhe vrasjen. Diskutimi akademik nuk ndërpritet.”, tha Ngjela në emisionin “Real Story” në News 24 duke shtuar: “Thonë se nuk bëhet drejtësi, unë them bëhet. Ka një marrëveshje Rama – Meta që nuk i shpëton dot hetimit. Sa i përket zvarritjes, është pushteti gjyqësor që ka të gjitha në dorë dhe sistemi gjyqësor ka qenë i tëri i politikës, në dorë të politikës. Pushteti gjyqësor është i lidhur me krimin, sepse Meta mori pafajësi, edhe ushtarakët. Nëse nuk realizohet reforma në drejtësi, nuk mund të hetohet 21 janari. Duhet reforma në drejtësi që të kemi ekspertizë të huaj. Institucionet e SPAK dhe të reformës janë shpresa jonë për antikorrupsionin.”

Të fundit