Flash News

KRYESORE

Nis dëbora e ulen temperaturat, Italia përgatitet për stuhinë “ Santa Luçia”

Nis dëbora e ulen temperaturat, Italia përgatitet për

Italia po përgatitet për temperatura të ulëta ndërsa stuhia “Santa Luçia” përfshiu vendin. Në Milano të Italisë nisi bora e parë e sezonit, kurse në Romë dhe Napoli u mbyllën shkollat. Stuhia pritet të shkaktojë probleme përgjatë gjithë natës, e po ashtu edhe ditën e nesërme.

Mes erërave të forta dhe reshjeve të dendura të shiut që kanë pushtuar rajonet jug-perëndimore, qytetarët janë këshilluar të tregojnë kujdes. Trafiku ka qenë i rënduar gjatë ditës në kryeqytet, ku rrugët u mbushën me ujë.

Bora mbuloi qytetin e Milanos, ndërsa autoritetet i kanë kërkuar banorëve t’i lënë makinat në shtëpi e të hedhin kripë në rrugën përpara banesave të tyre.

Departamenti Italian i Mbrojtjes Civile paralajmëroi për erëra të forta në zonat jugore dhe qendrore te Italisë, ku më të goditurat duket do të jenë Calabria dhe Puglia. Moti do të përmirësohet të dielën lajmërojnë autoritetet.

Të fundit