Flash News

KRYESORE

Nis konstituimi i Këshillit Bashkiak me ‘bekimin’ e Tom Doshit, i shpallur ‘non grata’ nga SHBA

Nis konstituimi i Këshillit Bashkiak me ‘bekimin’ e Tom Doshit,

Mes protestës nga PD dhe masave të rrepta sigurie, me një kordon policor, ka nisur në ambientet e bibliotekës së universitetit të Shkodrës mbledhja për konstituimin e Këshillit Bashkiak.

Jashtë ambienteve të bibliotekës mbështetës të PD dhe qytetarë të shumtë kanë nisur një protestë paqësore, me pankarta dhe thirrje ‘Rama ik’.

Ndërkohë, ra në sy se pjesë e mbledhjes ka edhe figura të njohura të PS, si ish-zv,kryeministrja  Senada Mesi, deputeti Tom Doshi. Ky i fundit është shpallur nga Departamenti Amerikan i Shtetit si person ‘Non grata’ dhe i ndalon hyrjen në Shtetet e Bashkuara deputetit atij dhe familjes së tij.

Pas ish kryeprokurorit Adriatik Llalla, Tom Doshi bëhet zyrtari i dytë nga Shqipëria të cilit i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirjes në raste madhore korrupsioni.

PD nuk e pranon konstituimin e një këshilli që sipas saj është ilegjitim.

Konstituimi i Këshillit Bashkiak ishte planifikuar që të mbahej në datën 21 gusht, një ditë pasi i përfundon me ligj mandati i kryetares aktuale, Voltana Ademi. Por Partia Socialiste e afroi me dy ditë datën e konstituimit, vendim i cili erdhi pas tërheqjes nga marrja e detyrës të kandidatit fitues, Valdrin Pjetri.

Ky i fundit, rezultoi se kishte qenë i dënuar në Itali me burg për drogë në vitin 2003, por nuk e kishte deklaruar në formularin e vetëdeklarimit. PD-ja publikoi dokumentet që vërtetonin vendimin e autoriteteve italiane, teksa fshehjen e dënimit, kreu i qeverisë e ka konsideruar një akt të patolerueshëm dhe njoftoi se deri sa të zbardhet e vërteta ligjore, PS dhe Pjetri i kanë rrugët e ndara.

Të fundit