Flash News

KRYESORE

Nisin hetimet ndaj ALUIZNI-t në Vlorë, pezullohen nga detyra 5 zyrtarë

Nisin hetimet ndaj ALUIZNI-t në Vlorë, pezullohen nga detyra 5

Pesë zyrtarë të ALUIZNI-t në Vlorë janë pezulluar nga detyra për “shpërdorim detyre”.  Të pezulluarit janë Denis Metaj, Artan Beqiri, Erald Yzeiri, Danjela Kondaj dhe Xhilda Korrkaj. Ata akuzohen se kanë legalizuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin një ndërtesë pa leje.

Mësohet se Prokuroria Vlorë regjistroi procedimin penal të paraqitur nga shtetasja Myzejen Zyrkaj, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, ndaj shtetasit Melsi Mustafaj dhe Drejtorisë Rajonale Aluizni-t, Vlorë.

Sipas prokurorisë, kallëzuesja është një nga trashëgimtarët ligjore të babait të saj shtetasit Sinan Jaupi Ferhati. Me vendimin nr.77, datë 15.04.1995, KKKP, Bashkia Vlorë njohu truallin në lagjen “Skelë”, me sipërfaqe 4200m2.

Kallëzuesja sqaron se prona është regjistruar në datë 18.03.1996 dhe është marrë vërtetim hipotekor në emër të babait. Në 2001, 2006 dhe 2008, është marrë certifikata e pronësisë për pasurinë me sipërfaqe 490m2.

Kallëzuesja shpjegon se, lidhur me këtë pronë ka pasur një kalvar të gjatë gjyqesh dhe duke përfituar nga ky fakt, mbi këtë truall janë ngritur ndërtime pa leje.

Mbi truallin 490m2, është kryer ndërtim pa leje nga shtetasi Melsi Mustafaj, i cili u padit nga Enver Ferhati, djali i shtetasit Sinan Jaupi Ferhati, drejtuar Gjykatës Vlorë me objekt “Lirim dorëzim sendi”, sipërfaqes truall 490m2. Në 30.10.2008 Gjykata Vlorë pranoi padinë sipas objektit të saj. Për këtë vendim është lëshuar urdhri i ekzekutimit dhe kjo dosje është depozituar pranë Shërbimit Përmbarimor Vlorë. Zyra Përmbarimore Vlorë tha se dosja me vendimin dt. 30.10.2018 dhe urdhri i ekzekutimit nuk ndodhej pranë këtij institucioni.

ALUZNI Vlorë informon se objekti informal i shtetasit Melsi Mustafaj është në proces legalizimi, por sipas saj ALUIZNI-t Vlorë në kundërshtim me ligjin nr.9432, datë 03.04.2006 “Për legalizimin e ndërtimeve informale”, ka pajisur shtetasin Melsi Mustafaj me lejen e legalizimit.

 

Të fundit