Flash News

KRYESORE

Një ditë pas mbledhjes në Shkodër, Basha me tjetër mesazh: Bashkë do çlirojmë vendin nga krimi, pa kompromis!

Një ditë pas mbledhjes në Shkodër, Basha me tjetër

Një ditë pasi zhvendosi parlamentin në Shkodër në një mbledhje të jashtëzakonshme, kreu i PD, Lulzim Basha përcjell një tjetër mesazh në rrjetet sociale.

Kryedemokrati thekson se PD dhe opozita do vijojë të jetë në krah të qytetarëve në përballje me bandat dhe se së bashku do të çlirohet vendi nga krimi.

“Partia Demokratike dhe opozita do vazhdojnë të jenë në krah të qytetarëve në përballje me bandat në Shkodër, Elbasan, Durrës, Vlorë apo kudo ku ato qofshin!

Bashkë do çlirojmë qeverisjen dhe vendin nga krimi!

PA KOMPROMIS!”, shkruan Basha.

Seanca e parë e sesionit të ri parlamentar nisi me bojkotin e opozitës në Kuvend. Opozita vendosi që në seancën e orës 17.00 të mos marrë pjesë, por të kryej paralelisht një mbledhje në Shkodër. Vendimi u mor gjatë takimit të kreut të PD, Lulzim Basha me aleatët.

Ky vendim erdhi si shenjë proteste për kriminalitetin e shtuar në Shkodër, pasi në muajt t fundit janë regjistruar 6 vrasje dhe dy rrëmbime.

Të fundit