Flash News

KRYESORE

"Një hap para, një pas". Ambasada amerikane e quan 'shkurajues' vendimin për Tahirin

"Një hap para, një pas". Ambasada amerikane e quan

Ambasada Amerikane ka reaguar pas vendimit të mbrëmshëm të Gjykatës për dënimin për 'shpërdorim detyre' të ish- ministrit të Brendshëm, Tahiri. Ambasada e konsideron vendimin 'demonstrim të pavarësisë në rritje të gjyqësorit' duke shtuar megjithatë se ai është 'shkurajues".

"Ata që shpërdorojnë besimin publik dhe shkelin ligjin duhet të përballen me pasoja domethënëse', konkludon qëndrimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Deklarata e plotë:  

Vendimi i djeshëm kundër ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri demonstron pavarësinë në rritje të gjyqësorit dhe fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë për personat me lidhje të forta. Ndërkohë që dënimi i zotit Tahiri për akuzën e shpërdorimit të detyrës sinjalizon një hap të rëndësishëm përpara, dënimi është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat. Ata që shpërdorojnë besimin publik dhe shkelin ligjin duhet të përballen me pasoja domethënëse. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbeten partnerë të Shqipërisë, në mbështetje të përparimit të mëtejshëm të reformës në drejtësi, transparencës dhe qeverisjes së mirë.

Të fundit