Flash News

KRYESORE

Një tjetër gjë që Obama mund ta bëjë dhe Trump jo. Ish-presidenti ndryshon humorin e Melanias

Në funeralin e Barbara Bush ishte e pranishme dhe Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania, pa Donald Trump. Ngjitur me Zonjën e Parë ishte ish-presidenti Barack Obama, pak më larg Hillary Clinton dhe Michelle Obama.

Në një foto të shkrepur nga dikush që ishte aty, vërehet se Obama ka bërë Melanie të buzëqeshe. Ajo është parë shumë rrallë duke qeshur e aq më pak në praninë e bashkëshortit të saj Donlad Trump, dhe prandaj kjo foto është bërë virale.

“Një tjetër gjë që Obama mund të bëjë dhe Trump jo: ta bëjë Melanian për të qeshur”, shkruan një nga komentuesit e shumtë.

Ja pra qe Melania është më e lumtur krah Obamas dhe në një funeral për më tepër sesa me bashkëshortin e saj, presidentin e SHBA-ve.

Të fundit