Flash News

KRYESORE

Një tjetër mjek i njohur infektohet me Covid-19, sot u shtrua te Infektivi

Një tjetër mjek i njohur infektohet me Covid-19, sot u shtrua te

Shtrohet në spitalin Infektiv dr. Roland Xhaxho, mjeku i njohur që u bë pjesë e ekipit të organizimit të shërbimit reanimator për situatën Covid19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dr. Xhaxho është në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe po trajtohet në shërbimin infektiv në QSUT.

Ministria e Shëndetësisë i uron shërim të shpejtë mjekut reanimator që po lufton me sëmundjen COVID19, në kujdesin e ekipit mjekësor të spitalit infektiv në QSUT.

Më herët, edhe ish deputeti i PD, Tritan Shehu njoftoi në një status në rrjetet sociale se mjeku dhe miku i tij i ngushtë është shtruar sot te Infektivi pasi u infektua me Covid-19.

“I dashur Landi të urojmë shërim të shpejtë!

Kolegu, miku i ngushtë, reanimatori i talentuar, novator i vecantë e pedagogu njerëzor Prof. Roland Xhaxho, është shtruar sot në repartin infektiv i prekur nga ky virus.

Mbasi ka qenë gjatë gjithë kësaj periudhe person kryesor në përshtatjen e shërbimeve të reanimacionit për përballjen me këtë epidemi, sic duket do t’i duhet të “pushojë” disa ditë, tashmë si pacient i përkohshëm.

Megjithëse jam i bindur se dhe nga dhoma apo shtrati i spitalit do të vazhdojë te japë kontributin e tij të cmuar me dijet, energjitë e optimizmin e përhershëm.

Shërim të shpejtë aty midis kolegësh!”, shkruan Shehu.

Të fundit