Flash News

KRYESORE

Nobeli për Handke/ Dorëhiqen dy anëtarë të Komitetit për Letërsi

Nobeli për Handke/ Dorëhiqen dy anëtarë të Komitetit

Dy anëtarë të Komitetit të Nobelit për Letërsi janë dorëhequr, e ndikim në këtë vendim ka pasur edhe dhënia e çmimit, shkrimtarit austriak kontrovers Peter Handke, në muajin tetor. Një admirues i “kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviç, shkrimtari Handke shkaktoi indinjatë anembanë botës.

Të dorëhequrit janë Kristoffer Leandoer dhe Gun-Britt Sundstrom. Largimet u konfirmuan nga Akademia dhe vijnë pak ditë përpara ceremonisë së ndarjeve të çmimeve Nobel, më 10 dhjetor.

Leandoer sqaroi se nuk ka durim për reformat e brendshme që ka ndërmarrë Akademia pas një skandali të përdhunimit që e ka përfshirë atë në vitin 2017.

Kurse Sundstrom, u shpreh se “ishte e lumtur që kishte marrë pjesë në dhënien e çmimit 2018 për poeten polake, Olga Tokarczuk, porse ishte kundër zgjedhjes së Handkes për vitin 2019.”

Për më tepër që kundërshton qëndrimin “letërsia është mbi politikën”, logjikë e përdorur për polemikat rreth Handkes.

Të fundit