Flash News

KRYESORE

Nominimet për "Golden Globe", irritohen fansat e Emilia Clarke

Nominimet për "Golden Globe", irritohen fansat e Emilia Clarke
Kit Harington është i vetmi aktor i "Game of Thrones" i nominuar në "Golden Globe" dhe kjo gjë ka zemëruar pafund fansat e Emilia Clarke. Të hënën në mëngjes janë publikuar nominimet për "Golden Globes 2020" dhe disa prej nominimeve ishin vërtetë intriguese pasi finalja e "Game of Thrones" ishte me vetëm një nominim. Atë të Kit Harington, i cili ka luajtur rolin e "Jon Snow". Kit Harington është nominuar si aktori më i mirë në një serial dramatik dhe fansat kanë shprehur pafund zhgënjimin për mos-nominimin e Emilia Clarke. Pesonazhi "Daemerys Targaryen" i luajtur nga aktorja Emilia Clarke, iu nënshtrua transformimit më drastik të personazhit në sezonin final të "Game of Thrones". E pavarësisht kësaj, ajo nuk është nominuar. Gjithashtu edhe aktorët e tjerë nuk janë nominuar, çka e bën shfaqjen më të ndjekur të të gjitha kohërave të nomonohet vetëm njëherë në "Golden Globe". Fansat janë përgjigjet në Twitter me zhgënjim, mërzi dhe shumë ashpër për mos-nominimin e Emilias:

Të fundit