Flash News

KRYESORE

“Nuk bëhet zgjedhje, por emërime”, Patozi: Pse nuk ka lajm për zgjedhjet në PS

Astrit Patozi nga radhët e Partisë Bindja Demokratike i cilëson zgjedhjet e brendshme në Partisë Socialiste si një ngjarje që po kalon pa vëmendjen e duhur mediatike.

Sipas Patozit në një shkrim në rrjetet sociale, detaji i vetëm që u komentua nga media ishte fakti se mungoi kryetari Edi Rama.

Sipas tij, kjo edhe për shkak se të gjithë e kanë kuptuar se gjithçka është teatër dhe se në partitë tona nuk bëhet zgjedhje, por emërime.

“Lajmi sot ishte që në mbledhje mungonte Edi Rama, dhe jo se çfarë thanë, bënë apo vendosën gjithë të tjerët, që presupozohet të jenë rreth 100 mijë burra dhe gra në partinë e vetme qeverisëse në Shqipëri. Sepse gjithë të tjerët nuk kanë asnjë vlerë, ngaqë secili prej tyre e ka emrin më laps dhe karriera e gjithkujt varet thjesht dhe vetëm nga humori i “udhëheqësit””, shkruan Patozi.

Të fundit