Flash News

KRYESORE

Nuk drejtoi skuadrën nga frika prej covid-19, Partizani shkarkon trajnerin Adolfo Sormani

Nuk drejtoi skuadrën nga frika prej covid-19, Partizani shkarkon trajnerin

Klubi i Partizanit njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Adolfo Sormani dhe dy pjesëtarët e stafit Giovanni Mazzella dhe Gabriele Faccia.

Në një njoftim për mediat, Partizani njofton se në vend të trajnerit Sormani, tre ndeshjet e mbetura të sezonit do të drejtohen nga Renaldo Kalari.

“FK Partizani njofton sot ndërprerjen me efekt të menjëhershëm të bashkëpunimit me trainerin Adolfo Sormani dhe dy pjesëtarët e stafit Giovanni Mazzella dhe Gabriele Faccia. Klubi 16-të herë kampion i Shqipërisë në tre ndeshjet e mbetura të këtij sezoni, do të drejtohet nga zv.traineri ekipit Renaldo Kalari”, njofton ekipi i Partizanit.

Kujtojmë se italiani nuk u paraqit për të drejtuar skuadrën gjatë ndeshjes me Tiranën, për shkak se pesë lojtarë të Partizanit rezultuan me Covid 19.

Të fundit