Flash News

KRYESORE

Nuk e ftoi në inaugurimin e stadiumit, tenori i njohur i zhgënjyer me Ardit Gjebrean: Jo çdo gjë duhet të jetë show

Nuk e ftoi në inaugurimin e stadiumit, tenori i njohur i zhgënjyer me

Tenori i njohur, Kastriot Tusha është shprehur i zhgënjyer me mënyrën se si ishte organizuar ceremonia e inaugurimit të stadiumit të ri kombëtar, kur u luajt edhe ndeshja Shqipëri-Francë.

Në ceremoninë hapëse, tenori nuk ishte pjesë e spektaklit, ndërsa dy himnet kombëtare të Shqipërisë dhe Francës u interpretuan live nga dy këngëtaret e njohura Juliana Pasha dhe Besa Kokëdhima.

I ftuar në emisionin ‘Procesi Sportiv’ në Top Channel, Tusha tha se ai këndon gjithmonë kur luan kombëtarja dhe jo te inaugurimi i stadiumit dhe për këtë bëri përgjegjës direkt organizatorin Ardit Gjebrea.

“Unë u ndjeva pak... sepse mendova se nga organizatori i madh Ardit Gjebrea do kishte një lloj hierarkie. Ne e kuptojmë atë modernizimin, por jo çdo gjë shkon në formën e show-t, sidomos tek hymni.

Do të ndihesha shumë i respektuar nëse do isha pjesë e atij hymni se jam i pari që kam performuar nga ftesa e Dukës. Ai ka parë një performancë në Moldavi dhe më tha si mund ta performojmë edhe ne himnin dhe kemi 12 himne që i interpretojmë live.

Unë e prita nga Gjebrea një ftesë, po siç duket nuk e pa të arsyeshme. Juli dhe Kokëdhima kanë bërë një interpretim të shkëlqyer, por himni është pak motivues, pak luftarak”, u shpreh tenori i njohur.

Të fundit