Flash News

KRYESORE

Nuk e rikandidoi, Albina Deda asnjë hatërmbetje me Bashën: I dha imazh tjetër PD-së

Nuk e rikandidoi, Albina Deda asnjë hatërmbetje me Bashën: I dha

Deputetja e PD-së, Albina Deda, e cila nuk është vendosur në listë për zgjedhjet e 25 qershorit, nuk ka asnjë hatërmbetje me kryetarin Lulzim Basha.

Nëpërmjet një reagimi, Deda e konsideron këtë vendim si në tagrin e Bashës, për të cilin thekson se i ka dhënë një tjetër imazh Partisë Demokratike. Duke uruar që PD të jetë fituese në këto zgjedhje, Deda ka edhe një mesazh për kolegët e tjerë që kanë mbetur jashtë listës, duke u kujtuar se demokrat nuk të bën as posti e as mandati, por idealizimi.

Nuk u rikandiduan nga Basha, reagojnë dy deputetët e parë të PD

Reagimi i Albina Dedës:

Miq!

-----

Kryetari Basha percaktoi kandidaturat e PD-se per zgjedhjet e 25 Qershorit.

Eshte ne tagrin e Tij ky determinim.

Personalisht e pershendes zgjedhjen e z.Basha i cili i ka dhene nje imazh tjeter forces tone politike.

Uroj qe kjo zgjedhje te jete fituese dhe realizuese e kauzave per te cilat demokratet anembane vendit kane aspiruar dhe sakrifikuar.

Une shpreh mirenjohjen time per secilin demokrat te Shqiperise por veçanerisht per burrat dhe grate, djemte dhe vajzat demokrate te Mirdites me te cilet ndame nje kohe te veshtire 4 vjecare te sjelle nga rregjimi arrogant, kriminal e korruptiv i Edi Rames.

Ngelem perhere krenare per Mirditen time, per besimin dhe suportin e saj.

Po ashtu ftoj te gjithe demokratet, intelektualet dhe popullin e Mirdites te bashkohemi si asnjehere rreth PD-se per nje fitore te madhe!

Demokracia nuk eshte prone individesh te perkohshem por permanence e perhereshme qe buron nga vullneti i qytetareve.

Le ta shprehim kete vullnet me vote e mbeshtetje per PD-ne!

Ju kujtoj kolegeve dhe te tjereve se demokrat nuk te ben posti as mandati por idealizmi, gjeneza dhe shpirti i lire e i dlire.

Të fundit