Flash News

KRYESORE

'Nuk ka lobim rus'/ Shehi flet për gjyqin ndaj Bashës: Sajesë e kotë që do dalë bosh!

'Nuk ka lobim rus'/ Shehi flet për gjyqin ndaj Bashës:

Pas lajmin se dosja e kreut të Partisë Demokratike,  Lulzim Basha ka shkuar në Gjykatë ka reaguar aleati i tij Dashamir Shehi.

I ftuar në emisionin ’45 minuta’ Shehi tha se Basha nuk është aspak i përfshirë në lobim rus, madje tha se shpesh mediat e keqintepretojnë këtë çështje me tituj abuzivë.

"Një sajesë e kot dhe do dalë bosh. Nuk është lobim rus, një kompani që ka bërë lobimin ka pasur bashkëpronarë një rus. Lobim rus këtu nuk ka, nuk ka deklarim pasurie, që është e dënueshme, por vetëm lobim rus nuk ka. Ai ka qenë hamall parash, transportues jo lobues. Unë besoj që nuk ka çuar asnjë lekë, por kjo është çështje tjetër. Më vjen keq që televizionet nuk kanë informacione korrekte. Kjo që shkruani ju është abuzive. Lobim rus është kur rusët marrin para dhe i çojnë në Amerikë”, tha Shehi.

Të fundit