Flash News

KRYESORE

Nuk njihet nga gjykata, por kandidati i Vorës shpalli fitoren si "Rilindas"

Gjykata e Tiranës ka shpallur moskompetencë për të marrë në shqyrtimin kërkesën e Agim Kajmakut dhe do t’ja kalojë kërkesën për njohje mandati, Gjykatës Administrative. Vendimi është i papritur për kandidatin e Vorës, pasi më 2 Korrik, Kajmaku shpalli fitoren duke shpalosur edhe projektet për katër vitet e ardhshme.

“Vora meriton shumë më shumë, sepse ka një potencial të jashtëzakonshëm. Faleminderit që shprehët vullnetin dhe dëshirën për ndryshim. Ndryshimi dhe Rilindja e Vorës është sfida më e madhe për mua”, shkruante ai në një postim në ‘Facebook’.

Statusi i plotë:

Faleminderit gjithë banorëve të Vorës. Përulësisht mirnjohës për çdo pritje, fjalë, angazhim, shtrëngim duarsh, përqafim e besim që na keni dhënë.Faleminderit 6211 votuesve që ndoqën logjikën, treguan qytetari e besuan tek ne dhe Partia Socialiste e Shqipërisë. Faleminderit cdo votuesi të Vorës dhe i jam përzemërsisht mirnjohës të gjithë të rinjëve që votuan për herë të parë.

Votuan për ndryshimin në qytetin tonë. Falenderoj cdo prind që të ardhmen e fëmijëve e shikojnë në qytetin tonë dhe të gjithë të moshuarve që kanë dashurin më të madhe për vendin. Në këto 4 vite do rritemi të gjithë bashkë. Në këto 4 vite thjeshtësia e puna do jenë obligim për mua. Iu përulem për besimin që më falët.

Vora meriton shumë më shumë, sepse ka një potencial të jashtëzakonshëm. Faleminderit që shprehët vullnetin dhe dëshirën për ndryshim. Ndryshimi dhe Rilindja e Vorës është sfida më e madhe për mua.

Agim Kajmaku

 

Të fundit