Flash News

KRYESORE

“Olta Xhaçka ua ka bërë borxh shqiptarëve”, Paloka: S`mund të ‘trimërohet’ se nuk reagon SPAK

“Olta Xhaçka ua ka bërë borxh shqiptarëve”,

Edi Paloka, në emër të Partisë Demokratike, bëri një deklaratë lidhur me reagimin e Olta Xhaçkës për kallëzimin që opozita ka bërë në ngarkim të saj “për tenderin 1.5 milion euro”. Paloka e quan këtë “propagandë”, ndërsa shprehet se ministrja nuk jep asnjë shpjegim për tenderin. Sipas Palokës, “Olta Xhaçka ua ka bërë borxh shqiptarëve”.

“Propagandë, propagandë, propagandë. Asnjë shpjegim nga Olta Xhaçka për tenderin e paracaktuar të ushqimeve. Asnjë përgjigje për pyetjet më të thjeshta të mundshme: Pse tenderi iu dha një kompanie kompjuterash? Si u informua Olta Xhaçka që kompania e kompjuterave 6 ditë para tenderit ishte regjistruar dhe si kompani ushqimesh? Pse tenderi për rezervat e shtetit u vonua gati një muaj nga shpërthimi i epidemisë?

Olta Xhaçka ua ka këtë borxh shqiptarëve. Ajo nuk mund të “trimërohet” nga mungesa e veprimeve të deritanishme të SPAK. Hartimet propagandistike janë të pavlera. Në çdo vend të botës, me drejtësi të pavarur dhe në shërbim të qytetarëve, sot Olta Xhacka nuk do të ishte në zyrë duke shkruar hartime apo duke i dhënë tendera shokëve të burrit, por do të ishte shkarkuar dhe nën hetim”, shkruan Paloka.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2378332292464743&set=a.1766340456997266&type=3&theater

Të fundit