Flash News
Pengmarrja e Nertil Buzit në Londër, grupi i vlonjatëve i hoqën thonjtë me pinca
Pogradec, elektricisti humb jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike (Emri)
Aksident i trefishtë në aksin Peqin-Elbasan, plagosen dy persona
Temperaturat e larta rrisin rastet e virozave, shtohet fluksi në urgjencat pediatrike
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
A duhet që vizita e Sekretarit Blinken të jetë pardon për qeveritarët e korruptuar shqiptarë?!
Mark Crawford
Një shprehje e famshme thotë se në ditët e fundit do të ketë luftëra dhe thashetheme për luftëra. Nëse kjo profeci do t'i drejtohej vetëm Ballkanit, ajo tashmë do të ishte përmbushur shumëfish. Thashethemet për konflikt janë shfaqur edhe një herë në Ballkan, me pretendime të vazhdueshme për ndikimin rus në stabilitetin e rajonit dhe Misioni Ushtarak i Evropës raportohet të jetë i shqetësuar për ndikimin rus si në Republikën Srpska, ashtu edhe në pjesën veriore të Kosovës.
Duke marrë parasysh që zgjedhjet ruse po afrohen, 15-17 mars, dhe duke vënë në dukje se sa shumë "ish-komunistëve" të Evropës Lindore u pëlqejnë lidhjet me datat historike dhe ditëlindjet, pas dëgjimit të intervistës të Tucker Carlson me V. Putin, edhe një analist me gjimnaz mund të sugjerojë që, NATO thjesht të punësojë dikë që të kryejë një kërkim rutinë në internet se cilat ditë të rëndësishme po afrohen, dhe përgatitjet të vijojnë në përputhje me to. Për fat të mirë për Ballkanin, ditëlindja e Putinit nuk vjen para 7 tetorit (që është dita kur ndikimi rus dyshohet se luajti rol në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit në 2023).
Shqetësimet për rajonin kanë arritur në atë nivel sa Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se vetë Sekretari Blinken do të vizitojë Shqipërinë gjatë muajit shkurt për të riafirmuar një qëndrim të përbashkët amerikano-shqiptar në lidhje me "stabilitetin në Ballkanin Perëndimor" dhe “Sovranitetin dhe Integriteti Territorial të Ukrainës.” Vizita e Blinken do të pritet mirë në Shqipëri. Politikanë individualë shqiptarë kanë treguar se dinë të bëjnë çkamos për të promovuar përshtypjene mbështetjes së tyre nga Shtetet e Bashkuara, madje për këtë janë të gatshëm të thyejnë shumë ligje amerikane, siç dëshmohet nga çështja “Bilal Shehu”. Në këtë vizitë nuk pritet të shkelet asnjë ligj. Një vizitë te refugjatët afganë të pritur nga Shqipëria, një vizitë në administratën shqiptare dhe në Ambasadën e SHBA-së, të gjitha bien në përputhje me idenë se politikanët shqiptarë vdesin për një rast fotografik (photo opp), veçanërisht me personalitete amerikane.
Shqipëria mbetet në dukje pro-amerikane dhe një aleate në pastrimin e komplikacioneve të politikës së jashtme të Washington-it, nga të burgosurit e Gjirit të Guantanamos, tek (pothuajse) ndihma për çështjen e armëve kimike siriane, te muxhahedinët iranianë, dhe te refugjatët afganë. Shqipëria e ka zgjeruar së fundmi këtë model për të ndihmuar Italinë me problemet e saj të emigracionit. Shqipëria padiskutim jep kontribute pozitive, ndonjëherë asimetrike për ekipin e NATO-s.
Megjithatë, Shqipërisë nuk duhet t'i jepet një leje kalimi falas, për atë që raporti i Komitetit Mbikqyrës të Kongresmenit Raskin (Demokrat-Maryland) e përshkruan si "korrupsion të përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe institucionet bashkiake". Për më shumë, Shqipërisë nuk duhet t'i jepet pardon kur përpiqet të korruptojë zyrtarët amerikanë dhe politikën e sigurisë së SHBA-së, për aq sa aktakuzat e Komitetit Mbikqyrës dhe të Departamentit të Drejtësisë përshkruajnë anëtarët e lartë të qeverisë shqiptare, veçanërisht në Ministrinë e Energjisë, si incentivues të paligjshëm të një agjenti të lartë aktiv të FBI-së në emër të interesave ruse të naftës. Zyrtarët shqiptarë të përfshirë do të duhet të bëjnë më shumë sesa të paraqiten në dhomën e tejmbushur të Mëngjesit Kombëtar të Lutjeve për të liruar veten nga pasojat e veprimeve të tyre, veçanërisht pasi Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional nënvizon pretendimet se praktika thelbësore e pastrimit të naftës ruse vazhdon. Aleatëve të Amerikës, aleatëve të NATO-s, nuk mund t'u jepet një lejekalim për të kompromentuar zyrtarët amerikanë, në mënyrë që këta të ndihmojnë anën ruse të një konflikti që Amerika po e kundërshton në mënyrë aktive.
Për të sjellë stabilitet në Ballkan, përgjegjësia në fund të fundit është mbi njerëzit e Ballkanit. Megjithatë, SHBA mund të ketë dhe mund të luajë ende një rol më efektiv. Kjo administratë amerikane trashëgoi një platformë të gatshme për krijimin e paqes përmes diplomacisë ekonomike, por zgjodhi që ajo të shpërbëhej. Duhet ta ringjallë.
Në vitin 2017, unë isha palë në një sërë takimesh, duke filluar nga Jerusalemi dhe deri në Kosovë, në përpjekje për të vendosur lidhje më të thella ekonomike mes dy vendeve. Ajo që nisi si një nismë ekonomike (një zgjerim i rolit që luajta si Kryetar i Dhomës Amerikane të Tregtisë), tregoi potencial për implikime diplomatike. Në atë fazë, unë përdora lidhjet e mia nëpërmjet rolit tim si Zëvendës President Global i Legjislacionit të Republikanëve amerikanë në Diasporë për t'ia kaluar stafetën përmes anëtarëve Republikanë të Diasporës në Gjermani te ambasadori Richard Grenell, të cilin Presidenti Trump më vonë e emëroi si të dërguar special për bisedimet Serbi-Kosovë. Puna e ambasadorit Grenell rezultoi në “Marrëveshjen e Washington-it” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja përfshinte hapa drejt diversifikimit të energjisë dhe pavarësisë. Në rastin e Serbisë kjo nënkuptonte një pavarësi më të madhe energjetike nga Rusia. Korporata Financiare e Zhvillimit të SHBA-së vendosi lidhje më të mëdha me rajonin, duke përfshirë emërimin e një përfaqësuesi rezident. Ambasadat e SHBA brenda rajonit filluan të promovojnë energji dhe investime më të mëdha amerikane, duke përfshirë ardhjen e Exxon në Shqipëri.
Megjithatë, interesi i administratës aktuale për rajonin filloi të shpërbëhej ngadalë. Përfaqësuesi rajonal i DFC-së u shkarkua dhe nuk u zëvendësua. Mbështetja për investime për hidrocentralet e reja ka ngecur. Firmat amerikane, përfshirë Exxon, shfaqja e së cilës në promovimin e eksporteve amerikane të gazit ishte paralajmëruar, bënë një dalje të qetë. Së fundmi, qeveria amerikane bëri hapin e jashtëzakonshëm, jo vetëm për të braktisur në mënyrë pasive përfitimet e saj në diplomacinë ekonomike, por për të ndërprerë plotësisht eksportet e gazit amerikan. A janë të befasuar tani Shtetet e Bashkuara që dora e ndikimit të Rusisë mbetet e fortë në rajon?
Amerika duhet të zgjohet para realitetit ballkanik. Ajo duhet të ndalojë së toleruari aktorë individualë të korruptuar që mbështillen me flamurin amerikan për të promovuar politiko-pasurinë e tyre duke kompromentuar sigurinë amerikane. Amerika duhet të ndalojë vargun aktual të gabimeve në diplomacinë ekonomike dhe të riangazhohet me rajonin, jo vetëm diplomatikisht dhe ushtarakisht, por financiarisht, siç është iniciuar nga Marrëveshja e Washington-it. Ndryshe, më e mira që duhet të shpresojë Amerika dhe Ballkani përballë luftërave dhe thashethemeve për luftë, janë vetëm disa selfie me një zyrtar të Departamentit të Shtetit.
Të fundit
Fundi i korrikut mund të sjellë fat financiar për këto 3 shenja të horoskopit
26 July 2026, 15:36
Pengmarrja e Nertil Buzit në Londër, grupi i vlonjatëve i hoqën thonjtë me pinca
26 July 2026, 14:32
Zhupa: Saranda peng i një terminali të projektuar keq, kohë e humbur, trafik
26 July 2026, 14:03
Ish-zv.ministri i Drejtësisë godet Ramën: Besimi nuk blihet me propagandë
26 July 2026, 13:45
Milot–Balldren: Si turp, si faj, si brengë, si pabesi!
26 July 2026, 13:20
Të shtëna me armë në Dibër, në pranga një 38-vjeçar, procedohen 9 persona
26 July 2026, 13:02
Blinte produkte dhe paguante me euro false, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
26 July 2026, 12:45
Paketën e Maleve/ Bardhi: As Diella nuk e beson më Ramën, jep dorëheqjen
26 July 2026, 12:28
Pogradec, elektricisti humb jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike (Emri)
26 July 2026, 11:36
Kriza e luftës, bota po konsumon më pak naftë
26 July 2026, 10:47
Aksident i trefishtë në aksin Peqin-Elbasan, plagosen dy persona
26 July 2026, 10:26
Makina shpërthen në flakë pas aksidentit në autostradën Tiranë-Durrës
26 July 2026, 09:23
Kthjellime në gjithë vendin, parashikimi i motit për sot
26 July 2026, 09:01
Aksident në Vlorë/ Humb jetën 52-vjeçari, 4 të tjerë të plagosur (Emrat)
26 July 2026, 08:42
Horoskopi 26 korrik 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
26 July 2026, 08:23
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
26 July 2026, 07:56
“Rama ik”, “Qeveri teknike”, qytetarët nuk ndalen: Të hënën sërish para Kuvendit
25 July 2026, 20:57
“Kosova është pjesë e Serbisë”, kërcënon Vuçiç: Ushtria ta mbrojë me armë
25 July 2026, 20:32
Plagoset me armë zjarri 22-vjeçari në Laç
25 July 2026, 20:13
Dita e 56-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama ik!
25 July 2026, 19:54
Flamuj kuqezi dhe thirrje për ndryshim, shqiptarët protestojnë në Mynih
25 July 2026, 19:38
Ish-ministri socialist shpall kandidaturën për Bashkinë e Vlorës
25 July 2026, 18:54
Zjarret përfshijnë Francën dhe Spanjën, evakuohen rreth 270 mijë persona
25 July 2026, 18:32
Kryepunëtori i loloizmave apo loloja i punëtorëve?!
25 July 2026, 18:10
Musk parashikon fundin e parasë: Nuk do t’ju duhet në vitin 2036
25 July 2026, 17:26
Analiza e REL: Kush po lobon në Shtetet e Bashkuara nga Serbia dhe pse?
25 July 2026, 17:03
Dyfytyrësh, cinik dhe i falimentuar!
25 July 2026, 16:44
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen dy automjete pranë Maminasit
25 July 2026, 16:28
Lee Kang-in largohet nga PSG, zyrtarizohet transferimi te Atletico Madrid
25 July 2026, 16:12
Video/ Momenti kur Rozalinda Plaku lirohet nga Refit Buzi, polici e merr në krah
25 July 2026, 15:40
Kafeja mund të ndihmojë në mbrojtjen e mëlçisë nga dhjamosja
25 July 2026, 14:58
AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë
25 July 2026, 14:24
Eklipsi diellor i 12 gushtit, spektakli i rrallë që do të magjepsë Europën
25 July 2026, 13:51
Besëlidhja e Babos dhe dëbimi i Braçes
25 July 2026, 13:26
A ke besë? Po institucione?
25 July 2026, 12:56
Berisha: Rama injoroi kërkesat e protestuesve
25 July 2026, 12:30
Plagosi me thikë kushëririn, arrestohet 60-vjeçari në Lushnjë/ Emri
25 July 2026, 11:18
Mashtronte klientët me servis automjetesh në Astir, arrestohet 37-vjeçari
25 July 2026, 10:36
Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda
25 July 2026, 10:00
Nga tjetërsimi i tokës te fundosja e godinave, hijet mbi investimet strategjike
25 July 2026, 09:16
2.2 mln dollarë brenda një viti në kuletën familjare Trump
25 July 2026, 09:05
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
25 July 2026, 08:43
E shtuna me kthjellime në të gjithë vendin, ja sa do të shkojnë temperaturat
25 July 2026, 08:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
25 July 2026, 08:04
Pas deklaratave të Ramës, GoFundMe për familjen Bulku arrin 150 mijë dollarë
24 July 2026, 20:58
Një sprint i fundit për investitorët para kufizimeve të BE-së?
24 July 2026, 20:37
10 arsye pse Prrenjasi nuk duhet të bashkohet me Librazhdin
24 July 2026, 20:17
Jo vetëm fytyra dhe trupi, ja zona që harrojmë të mbrojmë nga dielli
24 July 2026, 20:01
Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe ish-vjehrra e Refit Buzit
24 July 2026, 19:42
Kuvendi mblidhet të hënën në seancë plenare
24 July 2026, 18:51
Revolta vazhdon, qytetarët mblidhen për të 55-ën ditë në sheshin 'Skënderbej'
24 July 2026, 18:10
9 në 10 europianë do ta konsideronin mundësinë e shpërnguljes jashtë vendit
24 July 2026, 17:30
Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi rëndë ish-vjehrrën, vetëv*itet Refit Buzi
24 July 2026, 16:52
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
24 July 2026, 16:21
Rrufeja godet tufën e bagëtive në Pogradec, ngordhin 10 krerë
24 July 2026, 16:15
"The Atlantic": Protestat nuk janë kundër Trump, shënjestra është Edi Rama
24 July 2026, 15:54
Reforma territoriale 2.0 e PS: Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen
24 July 2026, 15:29
Dështojnë negociatat për t’u dorëzuar, Refit Buzi 'ngujohet' në automjet
24 July 2026, 15:16
RENEA në negociata me Refit Buzin, 35-vjeçari kërcënon me vetëvrasje
24 July 2026, 14:30
Stuhi e fortë e breshër, Elbasani përfshihet nga moti i keq
24 July 2026, 14:12
“Besa”, Rama bën gati dokumentin për socialistët: Do ta studioni gjatë pushimeve
24 July 2026, 13:53
"Kanë ‘parkuar’ fytyrën në vend të prapanicës", me kë e ka Edi Rama?
24 July 2026, 13:22
Rama pranon dështimin në shëndetësi: Të moshuarit mbajnë radhë pa dalë dielli
24 July 2026, 13:01