Flash News
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare, PD i mbështet plotësisht
“Mandi tha se do të nxirrte një frigorifer”, zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e përkrahësit të autorit
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
Dragan Biseniç/gazeta Danas
Kur presidenti Bajden gjatë një interviste e etiketoi presidentin Putin vrasës, me siguri as që ka menduar se çfarë pasoje do të ketë kjo në Ballkan dhe synimin që të përshpejtohet dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës, me synim gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët. Vështirë se mund të përfytyrohet një takim ose bisedë e dy presidentëve në një kohë të parashikueshme. Përsa i përket dialogut ruso-amerikan, ndoshta që tani mund të thuhet se mandati i Bajdenit në këtë kuptim është tashmë i humbur, megjithëse zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Xhejn Psaki u përpoq ta relativizonte këtë deklaratë me idenë se SHBA-të do të vazhdojnë dialogun me Rusinë mbi temat e rëndësishme, por njëkohësisht edhe do ta kritikojnë Rusinë. Përgjigja me gjysëm me seriozitet dhe gjysëm ironi e presidentit rus nuk të jep përshtypjen se një gjë e tillë mund të jetë e mundur.
Në këto kondita vështirë të besohet se Rusia do të lëshojë pè në Ballkan, veçanërisht kur pandemia po shkon në favor të forcimit të ndikimit të saj gjë që është pikërisht ajo që nuk do të dëshironin SHBA-të dhe BE-ja. Trualli për një lloj entropie të këtij procesi në njëfarë mënyre është përgatitur që prej disa javësh, megjithëse pritej që zhvillimet do të ecnin në një drejtim krejtësisht të kundërt. Në favor të përfshirjes së Ballkanit Perëndimor ndër gjashtë prioritetet globale ranë dakord në bisedën telefonike presidenti amerikan dhe kancelarja gjermane Anxhela Merkel.
Por, pa marrë parasysh përshtypjen mbi intensifikimin e veprimtarive për çështjen kosovare, duket se do të ketë një ngadalsim të ri të bisedimeve që sapo janë rinovuar. Ka gjithnjë e më shumë indikatorë në qarqet ndërkombëtare me ndikim që tregojnë se ky qëndrim nuk është as afër realitetit.
Qendra amerikane për analiza politike europiane (CEPA) para një jave paraqiti një analizë të zgjeruar mbi Kosovën, mesazhi kryesor i së cilës ishte se konflikti serbo-kosovar ende nuk është pjekur për zgjidhje. Leo Hartvell konkludon se dy problemet- sovraniteti dhe siguria, janë pafundësisht të vështirë për tu zgjidhur, ndërsa kundërshtarët nuk janë të gatshëm ta përfundojnë konfliktin, sëpaku jo në kushtet e tanishme dhe në mënyrën që mund të shpinte në një marrëveshje të shpejtë gjithëpërfshirëse.
Rusia dhe Kina gërryejnë procesin e normalizimit
Ndërsa Rusia mbron interesat e saj energjetike në Serbi dhe dëshiron ta mbajë Ballkanin Perëndimor jashtë NATO-s dhe BE-së, synimi kinez jo domosdoshmërisht pengon procesin e normalizimit, por ia vështirëson punën BE-së që antarsimin ta përdorë si kulaç atraksioni për Serbinë.
Ndarjet brenda BE-së në lidhje me njohjen e pavarësisë së Kosovës japin të kuptohet se mungon një qëllim i qartë i sovranitetit për Kosovën, gjë që e dobëson procesin. Krahas kësaj, Riçard Greneli e gërryejti procesin duke e ndarë dialogun në dy pjesë- njëra në lidhje me çështjet ekonomike që udhëhiqet nga SHBA-të dhe tjetra mbi çështjet politike që udhëhiqet nga BE-ja.
Meqenëse marrëveshja gjithëpërfshirëse nuk po duket në horizont, propozohet që SHBA-të të kthehen në korsinë e garave të gjata, gjë që do të thotë të mbajë pozicionin e të dërguarit special për Ballkanin, të mbrojë pavarësinë e Kosovës, të mbështesë demokracinë liberale në Ballkan dhe të veprojë sëbashku me BE-në dhe Britaninë e Madhe. Kjo analizë jo tipike që ka të bëjë me raportin amerikan ndaj Kosovës është përpunuar nën patronatin e disi të harruarve Ves Miçell dhe Robert Gelbard. Kjo analizë, përveçse i jep në mënyrë direkte mbështetje forcimit të pozicionit të Metju Palmerit në rajon, përfshin në procesin e bisedimeve edhe tashmë një subjekt të tretë-Britaninë e Madhe. Por përfshirja e saj në dyshen SHBA-BE, mund të ishte uverturë në krijimin përsëri të njëfarë Grupi të Kontaktit në të cilin do të duhej të gjendeshin Rusia e ndoshta edhe Kina, gjë që do ta ndryshonte karakterin e deritanishëm të bisedimeve.
Marsi filloi me një vizitë ambicioze në rajon të të dërguarit europian Mirosllav Lajçak. Ai qëndroi tri ditë në Prishtinë dhe dy në Beograd, kur u ndesh me një raport ambivalent në lidhje me tempon e dialogut. Albin Kurti nuk e kundërshtoi rëndësinë e dialogut, por deklaroi se ai “nuk mund të jetë as prioriteti i parë dhe ai i dytë i qeverisë së ardhshme të drejtuar prej tij”. “Nuk shoh konflikt... prioriteti i jashtëm numër një është vazhdimi i dialogut, sepse pikërisht kjo pritet prej Kurtit dhe ai këtë e pranoi në takimin tonë”, e zvogëloi Lajçaku domethënien e vlerësimit të Kurtit. Me këtë me sa duket ai ishte i kënaqur duke e vlerësuar takimin si konstruktiv, dhe duke deklaruar në mënyrë optimiste se dialogu duhet të mbyllet pas disa muajsh dhe se pret një takim mes Vuçiçit dhe Kurtit para fillimit të verës.
Megjithatë, ajo që ka rëndësi është fakti se Lajçaku, sikurse e deklaroi vetë, shkoi në Prishtinë dhe në Beograd me një letër mbi bazën e së cilës do të dialogohet, tha se për këtë letër ishin marrë vesh që më përpara, dhe se, atë letër dhe disa letra të tjera ia dorëzoi Kurtit, në mënyrë që ai të kishte një informacion të plotë.
Metju Palmeri e plotësoi virtualisht vizitën e Lajçakut, meqenëse ishte parashikuar që të shkonin sëbashku dhe të demonstronin kësisoj unitetin e ri amerikano-europian mbi qëndrimin ndaj problemit kosovar, por për shkak të problemeve teknike, Palmeri nuk mori pjesë në vizitë. Por në vend të saj ai publikoi një video-bisedë. Palmeri tha se “nuk mendon se tani jemi të fokusuar te njohja”, megjithëse është e qartë se “njohja e ndërsjelltë gjendet në fund të procesit”.
“SHBA-të besojnë se mund të ecet përpara vetëm nëpërmjet njohjes së ndërsjelltë. Kjo nuk do të thotë se ndërkohë nuk do të mbështesim hapa dhe marrëveshje me përmasa më të vogla që shpien në këtë drejtim”, tha Palmeri në bisedën on-line me Entoni Godfrin, ambasador i SHBA-ve në Serbi zhvilluar me datë 15 mars.
Synimit që të kuptohet përse Kurti, edhe përkundër eksperiencës me eleminimin drastik nga pozita e kryeministrit, këmbëngul në degradimin e bisedimeve me Serbinë, mund ti shërbejë shpjegimi nga analiza e dialogëve për Ballkanin që është publikuar javën e kaluar, dialogje që janë mbajtur nën patronatin e Konferencës së Mynihut për sigurinë.
Ndërsa Lajçaku si i dërguar i BE-së, pozitën dhe besueshmërinë e tij e bazon në supozimin se Kosova për hir të antarsimit në BE do të pranojë kompromise të ndryshme, analiza e dialogëve për Ballkanin që në fillim ofron idenë provokative se perspektiva europiane nuk është më kulaçi kryesor për asnjërën palë, porse zgjidhja duhet të përmbajë interesat e të dyja palëve që janë të lidhura vetëm me Kosovën, ndërsa antarsimi në BE dhe ndihma ekonomike të shkojë pas saj. Perspektiva europiane mbetet kësisoj për një afat të gjatë.
Ky analizë përmban përmbledhjen e tetë punimeve tematike mbi aspektet kyçe të normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Ata merren me katër probleme të ndryshme, mbi të cilat është folur në tema të veçanta nëpër panele që janë organizuar në muajin gusht të vitit 2020: Statusi i ardhshëm i territoreve e shumicë serbe në Kosovë; Statusi i trashëgimisë sakrale dhe kulturore serbe në Kosovë; Probleme ekonomike dhe të pronës dhe zgjidhja përfundimtare në lidhje me statusin ndërkombëtar të Kosovës.
Në këtë analizë nënvizohet se bisedimet zhvillohen sepse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka refuzuar të deklarohet nëse deklarata e saj ka çuar në krijimin e shtetit kosovar. Kjo ka pasoja negative për Kosovën dhe për këtë një prej motiveve të pjesmarrjes në bisedime me Serbinë është mundësia që ata të shpien në njohjen e ndërsjelltë.
Për Kurtin, argumentimi është qartësisht ndryshe, sepse niset nga ajo që pavarësia e Kosovës është punë e kryer e tani mbetet vetëm të bisedohet për modalitetet e njohjes së saj.
Analiza e dialogëve për Ballkanin thotë se, sëpaku teorikisht “është e mundur të arrihet marrëveshja edhe nëse Serbia nuk e njeh zyrtarisht Kosovën”, por pastaj do të shtrohej çështja gjithëpërfshirshmërisë së një marrëveshje të tillë dhe pasojat në perspektivat e antarsimit ë BE për Serbinë dhe Kosovën.
Përshkrimi më i mirë i gjendjes së tanishme është pavarësia e diskutueshme dhe pengesa më e madhe e antarsimit në OKB dhe pohimi përfundimtar i pavarësisë është fakti se gjysma e antarëve të OKB-së nuk e njeh Kosovën.
Ekspertja gjermane Johana Dajmel nënvizon se ekzistojnë dy këndvështrime se cili duhet të jetë rezultati përfundimtar i bisedimeve: njohja e pavarësisë- gjë të cilën synon Kosova apo normalizimi ekonomik-që synon Serbia. Në normalizimin e marrëdhënieve ka mjaft përparime dhe përmirësime, por jo kur vjen puna për njohjen e pavarësisë. BE dhe SHBA kanë ndërmarrë hapa të ndryshëm që synojnë zvogëlimin e rëndësisë së çështjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës. BE-ja ka zbatuar taktikën e bisedimeve mbi çështjet teknike veçanërisht pas Marrëveshjes së Brukselit. SHBA-të kanë vënë theksin te dimensioni ekonomik i marrëdhënieve, duke shpresuar se përmirësimi i lidhjeve ekonomike do të mund të krijojë një mjedis më të përshtatshëm për marrëveshjen mbi çështjet politike.
Dajmeli vë në dukje se opsioni i shkëmbimit të territoreve, që ishte gabimi më i madh i dhjetë viteve të fundit, është bërë përsëri i dukshëm në disa diskutime. Përfaqësuesja e lartë paraardhëse për politikën e jashtme dhe sigurinë e BE-së, Federika Mogerini ka miratuar disktimin mbi shkëmbimin e territoreve, por kësaj i është kundërvënë fuqishëm Anxhela Merkeli, e për pasojë u duk se kjo ide u zbeh. Dajmeli ndoshta ka parsysh dokumentin e Grupit ndërkombëtar të krizave i cili në fillim të muajit mars ka dalë me një analizë të re në të cilën, përveç që pohohet se Beogradi demonstron një ndikim të padëshirueshëm në territorin kosovar, nënvizohet edhe çmimi i njohjes serbe të pavarësisë së Kosovës. Dhe ajo, nënvizohet në analizë, “ka shumë mundësi të përfshijë infuzionin e ndihmës ndërkombëtare, më shumë autonomi për serbët e Kosovës ose shkëmbim të territoreve, ose më e mundshmja, mbështetje më e madhe në kombinim me njërin prej këtyre obsioneve”. Përkundër “shqetësimit legjitim të BE-së për shkak të ndryshimit të kufinjve, BE-ja nuk duhet të flakë tej asnjë zgjidhje që është kompatibël me të drejtat e njeriut dhe të drejtën ndërkombëtare”.
Këto reflektime vinë në prag të ndryshimeve në strukturat euuropiane, kohë kur po ndryshohen rolet e dy personaliteteve më të rëndësishëm eeropianë që janë përpjekur për dialogun kosovar. Merkeli nuk do të kandidojë më në zgjedhjet e ardhshme, por është në pikëpyetje nëse presidenti francez do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme që pritet të mbahen në vitin 2022. Kjo do të thotë se, në këtë situatë, deri në verën e ardhshme nuk ka për të patur lëvizje në bisedime, aq më shumë edhe për faktin se edhe Serbia ndodhet para zgjedhjeve.
Alternativa është që deri atëherë Perëndimi të merret me rirregullimin e Bosnjë e Hercegovinës në mënyrë që të pamundësojë efektin e enëve komunikuese në Republikën Srpska, e cila mund të kërcënonte tërësinë e Bosnjë e Hercegovinës në rast të arritjes së një zgjidhje për Kosovën.
Meqënëse Franca kryeson BE-në në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, tamam në prag të zgjedhjeve presidenciale, dhe nëse zgjedhjet në Serbi mbahen këtë vjeshtë, mund të parashikohet se Makroni gjithsesi do të përpiqet ta faturojë zgjidhjen e çështjes kosovare si trofè historike të tij.
*Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit
Dita e 11-të e protestës, qytetarët të bashkuar kërkojnë dorëheqjen e Ramës
10 Qershor 2026, 18:27
Nga Ankona drejt Shqipërisë, sekuestrohen k*kainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor 2026, 18:10
10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026
10 Qershor 2026, 16:41
Euro bie përsëri, më pranë se kurrë pragut të 95 lekëve
10 Qershor 2026, 16:34
Aksidentet në rrugë/ Shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës
10 Qershor 2026, 16:22
Protestat/ Lubonja: Pushteti i Ramës mbështetet te frika, por kjo gjeneratë nuk trembet
10 Qershor 2026, 16:11
Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021
10 Qershor 2026, 15:59
Armë zjarri dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës
10 Qershor 2026, 15:38
Berisha: PD nuk ka votuar asnjëherë pro dhënies së trashëgimisë kulturore tek privatët
10 Qershor 2026, 14:45
Anketa: Historia dhe nacionalizmi mbajnë peng integrimin ekonomik të rajonit
10 Qershor 2026, 14:27
Pse aplikimet e pafundme për punë mund t’ju dëmtojnë më shumë sesa mendoni
10 Qershor 2026, 14:20
U dhunua nga ish-vartësi, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve
10 Qershor 2026, 13:59
‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve
10 Qershor 2026, 13:41
Botërori 2026 nis me rregulla të reja, VAR merr më shumë kompetenca
10 Qershor 2026, 13:34
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
10 Qershor 2026, 13:09
Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet
10 Qershor 2026, 13:00
Fytyrat kundër protestës/ Pas Taulant Ballës shfaqet dhe Karlo Bolino
10 Qershor 2026, 12:51
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
10 Qershor 2026, 12:39
Profesionet që u paguan më shumë në tremujorin e parë, kryesojnë bankierët dhe IT
10 Qershor 2026, 12:31
U shkarkua nga puna, punonjësi dhunon drejtorin e ministrisë së Mjedisit
10 Qershor 2026, 12:20
Bordi lëviz sërish çmimet e naftës dhe benzinës
10 Qershor 2026, 12:09
Çuçi kritikon kryeministrin: O Ramë ku i ke institucionet?
10 Qershor 2026, 11:54
Zhdukja e 35-vjeçarit, Gjykata e Tiranës lë në burg kamarierin e lokalit të Armand Shakajt
10 Qershor 2026, 11:41
Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun
10 Qershor 2026, 11:30
Shpërthim me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë
10 Qershor 2026, 11:23
Këlliçi shpërthen ndaj Ramës: E vërteta ndodhet në shesh
10 Qershor 2026, 11:08
Kur Ajatollahu i Shqipërisë përplaset me Ajatollahët e Iranit
10 Qershor 2026, 10:56
Gjirokastër/ U fut për t’u larë në pishinë, humb jetën i mituri
10 Qershor 2026, 10:33
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
10 Qershor 2026, 10:21
Amnistia Penale do të votohet më 18 qershor në Kuvend, lirohen 380 të dënuar
10 Qershor 2026, 10:01
Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh shortin për rekursin
10 Qershor 2026, 09:51
Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e gjerë kundër qeverisë
10 Qershor 2026, 09:36
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24