
Flash News
Starton sot Giro D’Italia, ja akset rrugore që bllokohen në Tiranë nga ora 13:00-18:00
Kush është Papa i ri?
Papa Leo i XIV përshëndet për herë të parë besimtarët në sheshin e Shën Pjetrit
Tym i bardhë nga Vatikani: Është zgjedhur Papa i ri
"Liria funksionon", PD përshëndet qëndrimin e DASH: E drejta vonoi, por u kthye në vend

Alfred Lela
Sot në mbrëmje, Yuri Kim feston me të ftuarit e saj Independence Day, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është 4 korriku i saj i fundit në Shqipëri dhe mungesat në festë dëshmojnë se si Ambasadorja po e jep lamtumirën. Në kremtim do të mungojnë eksponentët e lartë të opozitës reale, por do të jetë opozita e emëruar, përfshirë këu, me gjasë, edhe ish-kryetarin e dorëhequr, më pas të rikthyer, të PD së vulës, Lulzim Basha. Ky fragmentarizim i opozitës dhe çimentim i pushtetit, do të jetë edhe trashëgimia më e zëshme e zonjës Kim në Shqipëri. Edhe pse, siç mund të thonë dashamirët e saj, ajo nuk veproi në kokë të vet, por e kishte ‘direktivë nga lart’, sërish interpretimi që i bëri kësaj direktive ishte në kufijtë e së mjerës.
Katastrofa e peizazhit, për ata që duan ta shohin, është para syve: në zgjedhjet e fundit vendore, pavarësisht një harte 'dërrmuese', u pa qartë se qeveria socialiste nuk gëzon konsensus. Zëvendësimi i këtij konsensusi popullor me gëzimin e mospjesëmarrjes në zgjedhje të shqiptarëve, është një mjerim i dytë. Nuk ka ndonjë kryeministër në Europë, senator, kongresmen apo president në ShBA, që u bën thirje qytetarëve të mos votojnë por të rrinë në shtëpi, dhe i falenderon pas zgjedhjeve që nuk kanë dalë.
Kjo është siguresa që, me ndihmën e Ambasadores Kim, Edi Rama i hoqi bombës që siguron paqe dhe konkurencë në shoqëritë demokratike: rotacioni nëpërmjet një gare pjesëmarrëse dhe përfshirëse, e themeluar mbi idetë dhe alternativat.
Përpjekja e Ambasadores për të ndërtuar një Alkatraz politik dhe për ta vendosur opozitën në të nëpërmjet forcës dhe jo procesit, ka ndërtuar atë rezultante demokracie që shohim sot në Shqipëri. Frika e disave dhe oportunizmi i të tjerëve për ta dëshmuar dhe kritikuar këtë si vepër në të cilën zonja Kim ka marrë pjesë, është padyshim gjëja më joamerikane që, born again pro-Americans i kontribuojnë debatit publik në Shqipëri.
Volens non volens ata janë autorë, bashkë me zonjën Kim, të atentatit që i është bërë procesit demokratik në vend.
Me sa duket, as Ambasadorja dhe as ata, nuk e shfaqin këtë empati për publiken dhe as pendesën që vjen me të. Kjo u duk në konferencën e lamtumirës të zonjës Kim dje. Pasi lajmëroi pozicionin e ri në Departmentin e Shtetit, ajo shtoi se Shqipëria do të ishte pjesë e punës së saj edhe në vijim “u pëlqen apo jo disave”. Fraza duhet interpretuar si vazhdim i luftës kundër opozitës (me opozitë kuptoni atë bllok politik që siguroi mbi gjysmë milioni vota në 1.3 milion votues - pavarësisht se i pati kundër të gjithë përfshirë Ambasadoren).
Në gjuhën e Ambasadores, ky është poor judgment. Në shqip, me inkursionine saj cinik, duhet të kuptojmë se ajo mori një agjendë diplomatike dhe e ktheu në personale. Ky, sigurisht, është qëmtimi i një editoriali dhe nuk ka vlerë tjetër veç konstatimit, por nëse përmasa e kësaj nuk kapet dhe nuk analizohet në Departamentin e Shtetit, proceset demokratike në Shqipëri do të vuajnë trashëgiminë e Yuri Kim.
Thënë ndryshe, ajo do të jetë e larguar, por dëmi i saj do të vazhdojë.
Të fundit


Dhurata që Berisha i bëri ‘live’ Ramës
9 Maj 2025, 08:13
3 shenja që tregojnë se je i/e mbrojtur shpirtërisht
9 Maj 2025, 08:05



Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
9 Maj 2025, 07:22
Mot i paqëndrueshëm, mesdita sjell reshje shiu
9 Maj 2025, 07:01
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Maj 2025, 06:45

Si e ndryshoi LaCivita fushatën e PD? Berisha: Ka studiuar kundërshtarin
8 Maj 2025, 22:49

Davidi rimposht Goliatin
8 Maj 2025, 22:15

Gazetarja: Në shtabet e partive ka të infiltruar të SPAK
8 Maj 2025, 21:55
Kush është Papa i ri?
8 Maj 2025, 21:48
Berisha zbulon përfundimisht se kur do të tërhiqet nga politika
8 Maj 2025, 21:33


LaCivita në Lezhë: Shqiptarët do ta pushojnë Edi Ramën nga puna
8 Maj 2025, 21:11


Berisha: LaCivita na zgjodhi ne sepse ai beson tek programi i Reganit
8 Maj 2025, 20:48










Mediu foto me LaCivitta në Tiranë: Për Shqipërinë Madhështore
8 Maj 2025, 18:40
Burimi: Vendimi i DASH një fitore personale e Berishës
8 Maj 2025, 18:30
Tym i bardhë nga Vatikani: Është zgjedhur Papa i ri
8 Maj 2025, 18:14
Hiqi ato syze deliri e shih vendin ku e ke cuar?
8 Maj 2025, 18:02
LDK dorëzon kallëzime penale për anëtarët e Qeverisë në detyrë
8 Maj 2025, 18:02







Analiza e BIRN: Tirana, qarku përcaktues për maxhorancën e ardhshme
8 Maj 2025, 16:04

PD në terren: Çupi, Noka dhe Këlliçi premtojnë ndryshim përmes veprave
8 Maj 2025, 15:40


Kontrata me PD e Chris LaCivita, Berisha: 100% korrekte dhe e pastër
8 Maj 2025, 15:11

“Këto janë ditët kulmore”, Berisha tregon kur do të udhëtoj në SHBA
8 Maj 2025, 14:45





Foto/ Cilët janë 3 bashkëpunëtorët e Talo Çelës të arrestuar në Dubai?
8 Maj 2025, 13:37






Tym i zi del nga Kapela Sistine, Vatikani ende pa Papë
8 Maj 2025, 12:26





Ekstradohet në Shqipëri, Davide Pecorrelli
8 Maj 2025, 11:29


Gjin Gjoni: Non Grata ra, Rama të bëhet gati të shkojë tek McGonigal
8 Maj 2025, 11:01

Shembja e masivit të kromit, ende asnjë gjurmë nga 29-vjeçari
8 Maj 2025, 10:40
Shpërthen në flakë automjeti te Komuna e Parisit
8 Maj 2025, 10:25
I dha tokë babait dhe kushëririt, Basir Çollaku denoncon kandidatin e PS
8 Maj 2025, 10:16



Nesër “Giro d’Italia 2025”, ja akset që duhet të shmangni në Tiranë
8 Maj 2025, 09:23
Krimet Zgjedhore/ Agjentët e BKH dhe Policia kontrolle në Shkodër
8 Maj 2025, 09:19
Arrestohen në Dubai 3 bashkëpunëtorë të Talo Çelës
8 Maj 2025, 09:02
Miu në kthetrat e bufit, Chris LaCivita i përgjigjet drejtpërdrejt Ramës
8 Maj 2025, 08:45
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
8 Maj 2025, 08:30
BIRN: Krimi i organizuar, ‘partia e padukshme’ e zgjedhjeve në Durrës
8 Maj 2025, 08:26
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
8 Maj 2025, 08:08
Vranësira dhe reshje shiu, si pritet të jetë moti gjatë ditës
8 Maj 2025, 07:52
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
8 Maj 2025, 07:40


Rama sulmon Bardhin: Fieri s’mund të përfaqësohet nga gazi i botës
7 Maj 2025, 22:36



BE i bën thirrje Izraelit të heqë bllokadën humanitare në Gaza
7 Maj 2025, 21:42
