Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kleo Gështenja*
Kontratat konçesionare nuk janë aspak të panjohura për autoritetet e prokurimit publik shqiptar. Deri në janar të 2021, në total janë 221 kontrata konçesionare në sektorë të ndryshëm në Shqipëri; si në energjetikë, infrastrukturë, shëndetësi dhe shërbime. Për të pasur një ide më të qartë, një konçesion është një marrëdhënie kontraktuale që i jep një kompanie të caktuar të drejtën për të operuar dhe investuar në një sektor specifik nën një juridikson shtetëror, subjekt i ligjeve dhe termave sipas kontratës. Edhe pse idea e një konçesioni është shitur si një rritje e efiçencës në dhënien e një shërbimi, janë evidentuar një sërë rastesh të konçesioneve korruptive, jo vetëm në Shqipëri por dhe në Europë.
Në Shqipëri vërehet një rritje e numrit të konçesioneve në infrastrukturë, shëndetësi dhe shërbime të cilat çuditërisht kanë një financim direkt nga buxheti i shtetit. Nga viti 2014 deri më sot, mund të përmendim konçesionet e inceneratorëve, konçesionet në shëndetësi, konçesionet për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit, ndërtimi i aksit Milot-Balldren, ndërtimi i Rrugës së Arbrit dhe segmenti Orikum-Dukat. Vetëm konçesionet në ndërtim dhe mirëmbatje rrugësh do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit plot 1.2 miliardë euro. Ndërsa, inceneratorët vetëm për vitin 2021 pritet që thithin nga buxheti i shteti plot 2.2 miliardë lekë. Konçesioni i fundit i qeverisë Rama ishte ai për kontrollin e pompave të karburantit i cili do t’i kushtojë shtetit shqiptar përafërsisht 100 milion euro për një periudhë 20 vjeçare. Jo për çudi, qeveria po mundohet të japë me konçesion edhe menaxhimin e portit më të rëndësishëm në vend, portin e Durrësit.
Nga një analizë e bërë kundrejt këtyre konçesioneve vihen re disa të përbashkëta shqetësuese që janë:
- Mungesa e garës
- Mungesa e pjesmarrjes së kompanive të huaja
- Mungesa e analizës vlerë të parasë
- Kompani fituese të regjistruara në parajsa fiskale
- Kontrata që favorizojnë totalisht kompanitë private
- Kompani te lidhura ngushtë me pushtetin
- Oferta konçesionare të pakërkuara
Problemi me konçesionet vërehet që në fazat fillestare, një prej të cilave është proçesi i tenderimit. Në të gjitha rastet, specifikat ligjore janë bërë me tendencë për të përjashtuar kompanitë e huaja dhe kështu të mundësojnë paracaktimin e kompanisë fituese. Rasti më i fundit ishte ai konçesionit për kontrollin e pompave të karburantit. Në më shumë se një rast proçedurat e tenderimit janë pezulluar dhe rihapur për shkak të shkeljeve proçeduriale dhe ligjore, siç është rasti i aksit Thumanë-Kashar, të cilin qeveria nuk arriti ta prokurojë. Shpesh ofertat konçesionare janë të pakërkuara, pra projekte nuk janë pjesë të paketës strategjike të zhvillimit të vendit. Këtu mund te rendisim koncesionin per 3 inceneratorët në Tiranë, Fier dhe Elbasan. Këto oferta të pakërkuara, me studime fizibiliteti dhe miratim kontratash ne kohe rekord shkelin haptazi ligjin dhe procedurat për konçesionet dhe partneritetin publik privat.
Hijet e dyshimit bëhen akoma më të mëdha nëqoftëse analizohen kompanitë që fitojnë kontratat konçesionare. Kompanitë që kanë paraqitur ofertat e pakërkuara për tre inceneratorët janë të regjistruara në parajsat fiskale, dhe janë kompani të krijuara vetëm në vitet e fundit dhe nuk kanë aspak eksperiencë në sektorin që operojnë. Drejtuesit ligjorë të këtyre kompanive rezultojnë të jenë individe pa eksperienca profesionale, pa eksperiencë në menaxhimin e entiteve private e jo më në menaxhimin e kontratave komplekse konçesionare qindra milionë euro. Natyrshëm lind dyshimi kush fshihet realisht pas këtyre kompanive. Në konçesionet në infrastrukturë, kryesisht në ndërtimin e rrugëve, kompanitë fituese janë të lidhura ngushtë me pushtetin. Ashtu siç ndodh dhe në vende të tjera me korrupsion të lartë si Shqipëria, këto kompani njihen për financimin e fushatave elektorale të partive politike dhe miqësinë e ngushtë me politikën.
Testi i parë për qeverinë Basha pas zgjedhjeve do të jetë sjellja kundrejt këtyre konçesioneve të cilat rëndojnë jo pak buxhetin e shtetit. A do të ketë kapacitetin dhe vendosmërinë lidershipi i PD për të luftuar këtë fenomen? A do te ketë qeveria burimet njerëzore në rritjen e kualitetit të institucioneve që prokurojnë, auditojnë dhe mbikqyrin konçesionet? A do të arrijë parlamenti i ardhshëm të jetë i aftë në anullimin e këtyre kontratave pa u përballur me gjoba nga gjykatat e arbitrazhit ndërkombëtar? A do të munden institucionet e drejtësisë së re dhe shtypi të hetojnë këto kontrata të dyshimta? A do të mund të hartojë qeveria e re një paketë ligjesh për konçesionet që synojnë të ndalojnë korrupsionin, lobimin, konfliktin e interesit dhe ndalimin e influencës politike?
Jo domosdoshmërisht, një përgjigje pozitive ndaj këtyre pyetjeve do të zhduktë influencën në kontratat konçesionare. Gjithsesi, implementimi i proçedurave të reja në prokurimin e konçesioneve dhe hetimi nga gjyqësori i konçesioneve të kaluara do të ulte ndikimin politik, të rrisë transparencën dhe efiçencën e këtyre kontratave. Eksperienca në vende të tjera në zhvillim si Shqipëria ka treguar se vetëm duke ndërmarrë hapa të tillë mund të ulet korrupsioni dhe të rritet efiçenca e kontratave konçesionare.
*MSc Construction Economics and Management-University College London
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38