Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Vendimi i Byrosë së Kuvendit, për pengimin e gazetarëve në raportim, i shton një tjetër fletë librit të anti-lirisë së mazhorancës së Ramës. Pikërisht atëherë kur ajo duhet të lëshonte litar, e tërheq edhe më shumë; në kundërshtim edhe me vetë retorikën e kryeministrit, i cili molloit për bashkëpunim me opozitën.
Bëhet fjalë për ngritjen e vathës së reporterëve të politikës, televizioneve dhe gazetave, në një mjedis në Kryesi apo Kuvend, të quajtur Press Room, prej nga mund të ndiqen seancat parlamentare apo komisionet.
Kjo do të thotë, së pari kufizim i lirive fizike të gazetarit, një zhgradim i rolit dhe statusit të tij, një nëpërkëmbje e të drejtës për të qenë në një arenë ku zhvillohet debati publik, dhe për të përcjellë prej andej çfarë është me interes publik.
Gramoz Ruçi dhe politByroja e tij qesharake, një pjesë e së cilës nuk kanë më shumë se kualifikimet e sanitareve të Parlamentit (gjithë respektin për punë e këtyre të fundit), vendosin një mekanizëm vetingu i cili ndodh vetëm në situata dhe territore lufte. Vetëm në raste të tilla gazetarët shoqërohen me roje dhe mbështeten me masa të rrepta sigurie.
Që nga lindja e rolit të lajmëtarit, ndërmjetësit apo gazetarit, cilësia kryesore e tij/saj ka qenë të jetë, të futet, të shkojë aty ku është e ndaluar për të tjerët, me qëllim përcjelljen e çfarë bëjnë të pushtetshmit me prerogativat e sovranit, pra me një autoritet që nuk është i tyri, por i institucionit, dhe u është veshur, por asnjëherë në permanencë dhe pandëshkueshmëri.
Ky është një lajm i ububushëm në radhën e kaq shumë njoftimeve të këqija që bota e medias merr nga bota e politikës. Më i keq se i ashtuquajturi ligj i shpifjes, sepse në keqdashësinë e tij, synon ta eklipsojë rolin e gazetarit dhe ta shndërrojë atë në njëfarë punonjësi të administratës së Kuvendit. Më i keq se zhdukja e konferencës për shtyp, një ballafaqim me publikun që po bëhet zhanër në zhdukje, që pas ardhjes së shumicës socialiste në pushtet. Më i keq se regjia qendrore dhe kasetat e gatshme, që institucionet u dërgojnë redaksive, duke i lënë publikut vetëm mesazhin e qëruar, të kontrolluar dhe propagandistik të aneksve të marketingut dhe piarit qeveritar.
Pengimi që Gramoz Ruçi i bën veprimtarisë së faktmbledhjes dhe faktqëmtimit, duket si një mësim i nxjerrë nga librat e komunizmit prej nga ai vjen. I ngjan një përpjekje për ta zëpopullizuar instrumentin ndërmjetësues që ka media e lirë në një shoqëri të lirë.
Pasë ditur se ai është refraktar në komunikimet me median, kjo është e kuptueshme. Por, ajo që është stili i z. Ruçi nuk ka pse të bëhet mungesa e thelbit të demokracisë, edhe kështu të brishtë, shqiptare. Nëse kryeparlamentari nuk e honeps median ai nuk mund ta zvogëlojë rolin e saj, dhe aq më pak të mundohet ta zhbëjë.
Sigurisht, po të kishte burra ndër pronarët apo drejtuesit e televizioneve, zgjidhja do të qe shumë e thjeshtë dhe njëkohësisht efektive. Braktisja e të gjitha veprimtarive të parlamentit dhe të deputetëve të tij, pra një blackout total për atë pjesë të politikës.
Por, duke e ditur se televizionet tona janë free riders (qylaxhinj) të informacionit pa lajm, dmth veç bartës të një spine që e fusin në prizën falas të ERTV apo tashmë edhe GRTV, nuk besoj që kjo të ndodhë. Ky soj parlamentarizmi i kontrolluar duhet refuzuar, përndryshe ai do të zhbëjë edhe atë pak hibriditet që i ka mbetur demokracisë tonë duke na çuar në totalitarizëm.
Te opozita nuk duhet mbajtur shpresë. Lulzim Basha, i qorrollepsur në oreksin për të fituar aty ku nuk bën, dhe për të humbur aty ku nuk duhet, nuk ka nxjerrë asnjë gëkmëk për fatwa-në e Ruçit. Për arsye që kuptohen. Edhe atij i intereson bllokimi. Sepse edhe vetë është përgatitës kasetash të gatshme dhe aktor me regji qendrore. Sepse, edhe ai bën telefonata apo u dërgon habere monetare pronarëve të medias për të mbyllur këtë zë apo atë emision.
Kështuqë, kuptojeni se të gjithë duan t’i ngjajnë Erion Veliajt në këtë vend. Nëse Ilir Meta e futi ‘subvencionimin qeveritar’ për mediat, në formën e reklamës, (duke favorizuar miqtë dhe refuzuar kritikët), Erion Velaij krijoi një suprestrukturë komunikimi ku roli i gazetarit është vrarë. Ai është politikani më i pasqyruar mediatikisht, dhe në të njëtën kohë më pak i mbuluari.
Në takimet e tij nuk ka kurrë media, por nëpunës të Bashkisë në rolin e gazetarit.
Edi Rama u bë i dyti i këtij stili dhe tani, ja ku del, me hijevrantën e komunistit, ai që duhet të ishte në fakt i pari (por i mungon sofistikimi i këtyre të dyve), Gramoz Ruçi.
Jemi pra, përfundimisht, të rrethuar.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38