Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
nga dom Gjergj Meta
Është e pamundur të përmbledhësh në një shkrim personin, jetën dhe veprën e tij. Mendoj se me kohën dikush do të arrijë të shkruajë një monografi të plotë për një nga figurat më të rëndësishme të Kishës Katolike të periudhës post-diktaturë në Shqipëri, Imzot Rrok Mirdita, Arqipeshkëv i Tiranë-Durrësit nga viti 1993 deri në vitin 2015. Nuk kam ndërmend të bëj një kronologji historike të jetë së tij, por me këtë shkrim, në përvjetorin e pestë të kalimit të tij në amshim, dëshiroj të risjell disa nga kujtimet e mia personale rreth figurës së Imzot Rrokut.
Diku nga viti 1992, në një revistë fetare të atyre viteve, ndoshta Kumbona e së Djelës, në kopertinën e saj, gjendej një foto e të gjithë meshtarëve të mbijetuar të komunizmit, mes të cilëve ishte edhe dom Rrok Mirdita. Aty për herë të parë kam dëgjuar emrin e tij dhe kam parë fytyrën e këtij meshtari, i ardhur nga jashtë e që pas pak muajsh do të ishte Arqipeshkëvi i Dioqezës ku unë jam lindur e rritur. Asohere ai kishte ardhur nga New Yorku e, nëpërmjet Malit të Zi, kishte hyrë në Shqipëri. Ai në fakt ishte lindur në Mal të Zi, pikërisht në një nga fshatrat e Ulqinit, në Kllezën.
E kujtonte gjithmonë këtë çast të ardhjes së tij në Shqipëri e sidomos dy momente të asaj vizite. E para kur kishte shkuar në Malësi të Madhe e kishte thënë meshë atje. Kujtonte se si kishte mbetur i befasuar nga turmat e njerëzve që vinin nga çdo anë nëpër male për të marrë pjesë në meshë. Aty kishte kuptuar që, ndryshe na ç'propogandohej vazhdimisht gjatë komunizmit, besimi në zemrat e njerëzve kishte jetuar e mbijetuar. Ato turma ishin dëshmia e gjallë e kësaj të vërtete. Dhe momenti i dytë, kur ai kishte mbledhur të gjithë meshtarët që i kishin mbijetuar komunizmit në restorant Rozafa në Shkodër dhe kishte kaluar një kohë të bukur së bashku. Prej asaj dite ishte edhe ajo fotografi në kopertinën e revistës.
Vetëm pak muaj pas asaj vizite, ndërkohë që ai ishte kthyer në qelën e tij në New York ku ishte famullitari i shqiptarëve, një telefonatë e Arqipeshkëvit O'Connor e kishte lajmëruar se Papa Gjon Pali II e kishte emëruar Arqipeshkëv të Durrësit. Kur kujtonte këtë moment atij i binin ndërmend edhe fjalët e Kardinalit O’Connor që, duke perceptuar hutimin e tij, i kishte thënë të mbyllte telefonin e të dëgjoheshin më vonë. Në atë kohe ai, si famullitar i famullisë së zojës së Shkodrës në Neë York, sapo kishte mbllur kontratën për blerjen e tokës ku do të ngrihej më vonë ndërtesa e Kishës në Harstdale, aty ku është ende sot e kësaj dite. I duhej të linte tashmë gjithçka për të nisur nga e para një aventurë të re, pikërisht në Shqipërinë postkomuniste.
Nuk ishte e lehtë aspak të rinisje diçka nga fillimi e sidomos në Shqipërinë e rrënuar nga të gjitha pikëpamjet. Ishte një Kishë për t’u rindërtuar, jo vetëm nga muret, por sidomos gurët e gjallë, njerëzit. Nëse ka diçka që e ka karakterizuar gjithmonë atë njeri ka qenë realizmi dhe aryeja praktike. Ai e dinte mirë qysh në fillim se rrugëtimi do të ishte i gjatë dhe i lodhshëm, por ai ishte i gatshëm ta bënte atë rrugëtim. Banesa e tij e parë në vitin 1993, menjëherë pas rënies së regjimit komunist, ishte rezidenca te Vilat e Gjermanëve. Aty e kam njohur për herë të parë, vetëm pak muaj pasi ishte emëruar si ipeshkëv, pikërisht më 9 janar 1994, kur u paraqita te ai për të hyrë në seminar. Nuk e kisha pasur perceptimin e tij më parë dhe para meje u shfaq një burrë i shkurtër, por me një shikim të zgjuar dhe sens të spikatur humori. Ndërkohë ai nisi menjëherë organizimin e Dioqezës, për rindërtimin e kishave, apo ndërtimin e atyre të rejave. Misionarët katolikë kishin ardhur nga vende të ndryshme e ia kishin nisur punës. E ai nuk përtonte të shkonte kudo ta thërrisnin për meshë, në çdo katund e famulli.
Ndërkohë misioni i tij po bëhej gjithnjë e më i hapur sidomos në relacionet me faktorë të tjerë të jetës dhe shoqërisë shqiptare, sikurse me religjionet e tjera dhe me faktorin politik e kulturor. Mund të themi se ai e njihte mjaft mirë mentalitetin shqiptar, pasi kishte jetuar gjithmonë me dhe mes shqiptarësh, por sigurisht që shqiptarët që gjente në Shqipëri kishin pësuar një shndërrim e për këtë ndoshta iu ka dashur të mësohet me kohën e të rinisë nga e para njohjen e shqiptarëve e sidomos të plagëve të tyre nën regjimin komunist. Në pak kohë Imzot Miridta u kthye në një pikë referimi edhe për shoqërinë shqiptare, me prononcimet e tij, takimet dhe mesazhet që herë pas here përcillte për publikun, sidomos me rastin e festave të Krishtlindjes dhe Pashkëve.
Ndër shumë gjëra dy kanë qenë konstante në jetën e tij si bari i Arkidioqezës së Tiranë-Durrësit. Së pari ai e dinte se misioni i tij në atë Dioqezë ishte përtej kufijeve të saj, pasi ishte edhe në kryqytetin e Shqipërisë. Kështuqë marrdhënia e tij me institucionet, mediat dhe kulturën ishte de facto marrdhënia e Kishës Katolike në Shqipëri me to. Për asnjë çast nuk e kompromentoi as kishën dhe as vendin e tij. Diti të mbajë raporte korrekte me të gjithë e të mos i rëndonte këto raporte me bindjet apo miqësitë e tij personale në rrafshin publik. Ishte njeri i Kishës dhe e donte shumë kishën, por ishte edhe një shqiptar i mirë dhe e donte shumë Shqipërinë.
Së dyti besonte gjithmonë se dialogu ndërfetar e ka esencën e tij tek marrëdhëniet e mira personale me njerëzit, e sidomos midis udhëheqësve fetarë. Dhe këtë e bëri gjithmonë, sidomos me marrdhëniet e mira dhe korrekte me liderët fetarë, Haxhi Hafiz Sabri Koçin, Haxhi Selim Muçën, Skënder Bruçaj, Fortlumturinë e Tij Anastasios Janullatos, Baba Dedë Reshat Bardhi e baba Edmond Brahimaj, dhe pastorin Ylli Doçi. Qe ndër themeluesti e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë dhe ndër presidentët e parë të Shoqërisë Biblike ndërkonfesionale të Shqipërisë.
Ndërkohë Kisha Katolike në Arkidioqezën e Tiranë-Durrësit, nën udhëheqjen e Imzot Mirditës rritej. Krijohen famulli të reja, hapen shkolla nëntëvjeçare dhe të mesme, dhe në Shqipëri vjen edhe Universiteti Katolik.
Dhurata e madhe që ai i dha asaj Arkidioqeze qe ndërtesa e Arqipeshkëvisë dhe Katedralja e shën Palit në zemër të Tiranës. Disa herë e dëgjoje tek thonte se pas shugurimit të Katedrales kushedi a do të viinë njerëz, por ajo ndërtesë u kthye në një profeci. Qysh ditën e parë njerëzit erdhën të shumtë dhe ajo Kishë u kthye në një pikë referimi për të gjithë katolikët në Tiranë, por jo vetëm. Shpesh Katedralja priti evente kulturore, sidomos koncerte të muzikës klasike.
Vizita e Papa Françeskut në vitin 2014 mund të temi se ishte një tjetër moment kulmor i shërbesës së Imzot Mirditës si Arqipeskëv i Tiranë-Durrësit. E mirëpriti në Tiranë dhe madje në Katedralen e tij, aty ku Papa Françesku u përlot para martirit të gjallë të besimit, Dom Ernest Troshani të cilin më vonë e krijoi edhe Kardinal.
Por koha nuk kursen askënd dhe ajo për ne njerëzit ka një limit të sajin e duket se për Imzot Mirditën u qëndroi “korrekte” këtyre limiteve. Papa Francesku ia kishte shtyrë edhe për dy vite të tjera mandatin në Arkidioqezën e Tiranës, pasi ai kishte mbushur 75 vjet, dhe ai kaloi në amshim pikërisht si Arqipeshkëv i asaj Dioqeze, në vigjiljen e Zojës së Papërlyer.
Ashtu sikur e ka përkufizuar edhe Arqipeshkëvi aktual, pasardhësi i tij, Imzot George Frendo, Imzot Mirdita qe ati dhe bariu i Arkidioqezës Tiranë-Durrës dhe u rradhit në emrat e ipeshkvinjëve që kanë udhëhequr për 2000 vjet këtë Dioqezë, e vetmja në Shqipëri që mund të krenohet për themelimin e saj apostolik.
Ashtu si Agustini i Iponës para trupit të nënës së tij të vdekur edhe ne themi: nuk të themi o Zot pse na e more, por të falenderojmë për sa kohë e patëm mes nesh Imzot Rrok Mirditën.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38