Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Saga e inceneratorëve, rënia edhe e një deputeti tjetër në rrjetën e hetimeve dhe të akuzave, nuk duhet parë si një episod i radhës në zhvillimet politike dhe gjyqësore në Shqipëri. Alqi Bllako, një emër që i shtohet atij të ish-ministrit të Ramës, Lefter Koka, apo partnerëve në biznes Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja, kanë pushuar së qeni incidente apo shfaqje sporadike të korrupsionit shtetëror.
Jo dhe aq për nga numri, por sidomos për nga implikimet, skema, shumat në lojë, interesat, trafiqet, dokumentacioni, ligjet e shkruara, të kaluara dhe të shkelura, dëshmojnë jo një kundravajtje ligjore apo disa, por një filozofi.
“Lëshimi” që u bën Rama të vetëve të korruptuar, sipas disave, apo distancimi prej tyre, duke thënë se duhet t’i marrin mbi vete kostot, dhe se nuk kanë të bëjnë as me të dhe as me Partinë Socialiste, është një teknikë shfajësimi, dhe i largohet thelbit.
Më së pari, duhet thënë dhe pranuar se listat janë vullnete ekskluzive të kryetarëve të partive politike, në këtë rast Ramës. Kush është në listën e deputetëve, sidomos ata në vendet fituese, kanë në një mënyrë a tjetër, si njohjen ashtu dhe bekimin e shefit të partisë. Duhet shtuar këtu se, edhe pse mund të aludohet për implikim të tij, sa kohë nuk ka prova, sa kohë asnjë prej të akuzuarve nuk flet në këtë drejtim, duke implikuar kryeministrin apo dikë afër tij në hierarkinë e qeverisë dhe partisë, mbetet e gjitha retorikë. Por, një element tjetër duhet theksuar. Ndoshta në formë pyetje. Çfarë ka ndodhur me sistemin e ngritur nga Rama që prodhon maestro të korrupsionit në numra të lartë? Aq më shumë kur ai është prijës i sloganit ‘nuk është njeriu, por sistemi’. Nëse kjo ishte e vërtetë për sistemin e Berishës, pse nuk është po aq e vërtetë për të tijin? Duhet një përgjigje sa kohë që nuk mund të pretendohet më, pas 9 vitesh, “fajin e ka Saliu”.
Dy janë mundësitë: ose z. Rama nuk e kontrollon sistemin të cilin kryeson, ose ai e di se çfarë është, por i ka dalë jashtë kontrollit. Jo në kuptimin se sistemi nuk e njeh për shef, por krijesa, frankenshtajni i saj, është rritur aq shumë sa ka shkuar përtej edhe lejuesit/skicuesit.
Skema e inceneratorëve ka ritheksuar dy të vërteta të vjetra, duke mos i dhënë udhë asnjërës prej tyre. E para është mbitheksimi i realiteteve, duke i quajtur emergjenca, në këtë rast mjedisi, dhe i dyti, krijimi i një ndotjeje tjetër, të një forme korruptive, dalë nga mitra e retorikës shpëtimtare.
Gjuha e Ramës ka krijuar jo rrallë fabula të tilla ku në buzë të apokalipsit ai mendonte, fliste dhe krijonte mekanizmin shpëtimtar. Nuk ka qenë në të gjitha i humbur dhe i dështuar, duke kujtuar këtu Rilindjen urbane, e cila pavarësisht teprimeve, shtampës estetike ku Erseka dhe Kruja duken njëlloj, ka funksionuar duke krijuar një siluetë urbane elegante. Atentati që krijoi emergjenca mjedisore dhe krijesa e skicuar për ta zgjidhdur atë, inceneratorët, janë megjithatë një njollë e errët e të tre mandateve të Qeverisë Rama.
Pavarësisht se sa, pavarësiht se kush, akuzat dhe arrestet, dokumentacioni dhe gjurma e shkeljes të çojnë drejt përfundimit se bëhet fjalë për një operacion të gjerë, i cili ka gjetur lëshime brenda filozofisë së qeverisjes.
Shto kësaj se, skema e përpunimit të mbetjeve vjen nga libri klasik i marrdhënies së politikës me mafian, rasti italian është më i njohuri, por jo i vetmi. Çfarë mbetet për të zbuluar në rastin shqiptar është, jo skema por dyshja. Implikimi politik është i qartë, me një deputet dhe një ish-ministër nën akuzë (pa harruar ata që fshihen aps tyre), por dilema është tjetër. A janë të pandehurit ‘civilë’ në këtë afire, mafia, apo ajo në fakt nuk ekziston dhe janë të mandatuarit me pushtet që i luajnë të dy rolet, edhe të politikës edhe të mafias.
Ky i fundit do të ishte sigurisht lajmi dhe skenari më i keq. Me siguri apokalipsi.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38