Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kancelarja Merkel do të lërë në Evropë një boshllëk të cilin askush nuk do të mund ta mbushë
Augustin Palokaj/ Jutarnji List
Nëse do të këmbëngulë në planin e saj, dhe eksperienca na thotë se po, Kancelarja Merkel largohet së shpejti nga jeta politike. Për disa ditë përfundon kryesimi gjerman i Bashkimit Europian që do të jetë në njëfarë mënyre edhe trashëgimia politike e Merkelit në nivel europian. Në muajin shtator të vitit të ardhshëm në Gjermani do të duhet të mbahen zgjedhjet federale në të cilat ajo nuk do të kandidojë. Tashmë është larguar nga pozicioni i shefes së CDU-së dhe në këtë parti ende po kërkohet një lider i ri.
Ndërsa gjermanët merren me analiza sesa do t’i mungojë ajo atij shteti dhe në cilin drejtim do të ecë Gjermania pas saj, në Bruksel mendojnë se cili politikan do të jetë në gjendje ta mbushë boshllëkun që lë Merkeli në skenën europiane. Gjatë tërë këtyre viteve teksa ishte në krye të qeverisë gjermane ajo ishte njëkohësisht edhe politikania më me rëndësi në Europë. Pa të as mund të mendohej, e lërë më të arrihej, ndonjë kompromis me rëndësi në nivel të BE-së. Kompromise të këtillë ruajtën unitetin europian në momente të vështira. I është dashur të kërkojë dhe të gjejë përherë ekuilibrn e interesave të ndryshme brenda Unionit.
Nga ana tjetër, për kompromiset e arritura në Bruksel i është dashur të japë shpjegime edhe brenda Gjermanisë. Sepse pas çdo kompromisi të rëndësisëm shpesh qëndronte edhe një faturë e madhe që Gjermani duhej ta paguante në buxhetin e BE-së. Qoftë kur bëhej fjalë për shpëtimin e Greqisë, ose për ndihmën dhënë shteteve që pranonin refugjatë ose për politikën e kohezionit me të cilën shtetet më pak të zhvcilluara të Unionit merrnin më shumë, ndërsa të pasurat paguanin më shumë. Arriti të tejkalojë pengesat në Berlin ku e kritikonin, madje nganjëherë edhe kolegët e partisë së saj, sepse pranonte që gjermanët të paguanin faturat për të tjerët.
Ndoshta momenti më i vështirë ka qenë kriza e migrantëve e vitit 2015, vit që mbeti i shenjuar ngta Merkeli dhe që ndryshoi Europën. Nga njëra anë tregoi fytyrën humane, hapi Gjermaninë për pranimin e një milion refugjatëve nga Siria, por nga ana tjetër krijoi kundërshtarë në Europë, që e akuzuan se nuk mbronte kufinjtë europianë. Politikën e saj të dyerve të hapura për ata që largoheshin nga vendi i tyre prej dëshpërimit dhe luftës shumë politikanë e konsideruan si “ftesë” drejtuar miliona njerëzve për t’u nisur drejt Bashkimit Europian. Kjo krizë e emigrantëve krijoi ndarjet më të mëdha brenda BE-së sesa çdo temë tjetër më parë. Dukej qartë se Merkeli nuk deshi të hynte në histori si kancelarja që mbylli kufijtë e Bashkimit Europian
Bashkimi Europian nuk do ta ketë të lehtë pa të. Konstatohet qartësisht deficit lidershipi në skenën europiane. Ka gjithnjë e më pak politikanë që janë të gatshëm të marrin vendime të vështira dhe që nuk janë popullore. Madje edhe atëherë kur mendojnë se vendime të këtilla janë të domosdoshëm. Merkeli ishte përherë e qartë dhe kurrë nuk u përpoq ta zbukuronte pamjen. E konstatojmë këtë edhe tani kur paralajmëron qytetarët se çfarë do të ndodhë nëse nuk respektojnë masat për parandalimin e pandemisë. Nëse merren në analizë për nga numri i popullisë, Gjermania nuk është edhe aq keq për nga të infektuarit dhe të vdekurit. Por masat janë më të ashpra në krahasim me shtetet ku situata është shumë më e rëndë. Sepse Merkeli asnjëherë nuk veproi duke menduar për rejtingun e saj.
Edhe koalicioni shumëvjeçar me socialdemokratët gjermanë, rivalët kryesorë në skenën politike gjermane, flet për faktin se stabiliteti dhe interesi shtetëror për të janë më të rëndësishëm se interesat partiake. Këtë koalicion mes qendrës së majtë dhe të djathtë ata e tejçuan edhe në nivel të Bashkimit Europian. Me dallime të vogla, këto dy grupime partiake patën të njëjtin vizion për Bashkimin Europian. Këshilli i fundit Europian ndoshta është suksesi i fundit dhe më i madhi për Anxhela Merkelin në skenën europiane. Vitin e ardhshëm nuk ka për të pasur sfida kaq të rëndësishme, sepse pikërisht gjatë kryesimit gjerman u miratuan ata vendime që do ta shenjojnë BE-në në pesë deri në dhjetë vitet në vazhdim.
Merkeli ishte kryesorja, fillimisht në muajin korrik, kur liderët e shteteve antare u morën vesh për kuadrin financiar shumëvjeçar për periudhën 2021 deri 2029 dhe fondin e veçantë për rinovim. Nga këto dy paketa do të jenë në dispozicion më shumë se 1.800 miliard euro. Gjermania do të përballojë ngarkesën më të madhe për mbushjen e këtyre fondeve. Por ata do të shpëtojnë ekonomitë e shumë shteteve antare të Bashkimit Europian. Megjithatë jo gjithçka shkoi lehtë. Merkelit iu desh deri në momentin e fundit të angazhohej për shpëtimin e këtyre paketave. Polonia dhe Hungaria bllokuan vendimet sepse ishin kundër kushtëzimit të përdorimit të mjeteve financiare me respektimin e parimeve të shtetit të së drejtës. Disa të tjerë do ta kishin më të lehtë të falenderonin Hungarinë dhe Poloninë dhe të vazhdonin më tej pa kërkuar një zgjidhje alternative. Por Merkeli mendoi për pamjen më të gjerë, për të ardhmen e Bashkimit Europian i cili mund të jetë i fuqishëm vetëm nëse mbetet i bashkuar. Për këtë ajo kërkoi deri në fund një zgjidhje me të cilën binin dakord të gjithë.
Si edhe në çështjet e tjera, kur arrihet kompromisi, merren edhe kritika, si puna e atyre që thonë se e ka toleruar shumë Orbanin. Megjithëse në shikim të parë mund të thuhet se ajo e lë BE-në në një gjendje të mirë, me paketa megafinanciare të miratuara, me unitetin e ruajtur, ajo do të lërë një boshllëk të madh në skenën politike europiane. Trashëgimtarit të saj në krye të partisë CDU dhe kanceralit të ardhshëm do t’i nevojitet kohë për t’u profilizuar në skenën europiane. Në shtetet e tjera të BE-së nuk ekziston ndonjë numër i madh liderësh të gatshëm për të marrë rol kyç në Union. Liderët e institucioneve të BE-së nuk mund të jenë të këtillë. Sepse BE-ja është edhe më tej ajo që dëshirojnë shtetet antare. Fuqia e BE-së nuk është në duart e Brukselit, por në Këshillin Europian, pra në duart e shefave të shteteve dhe të qeverive të vendeve antare.
Pikërisht në radhët e tyre do të ndjehet më shumë boshllëku që do të lërë pas Anxhela Merkeli.
*Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38