Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Nga Andi Mustafaj
Më ka magjepsur gjithmonë momenti kur një politikan ngjit shkallët drejt podiumit ku do të mbajë një fjalim. Dritat e pushtojnë në mënyrë të menjëhershme. Brohoritjet e njerëzve pamundësojnë çdo hap mbrapa. E dënojnë të ecë përballë gjykimit të historisë, asaj të vogël ose të madhe.
Herë në errësirë e herë në hije, aty ku përgatiten fjalimet, shkrimet, vendimet, kam pasur mundësinë ndër vite të vështroj ata të cilët i përpin drita e përgjegjësive dhe privilegjeve politike. Kam parë burra dhe gra me profile nga më të ndryshmit, të betoheshin që do luftonin të keqen që po mbërthente në mënyrë të pandalshme vendin tonë.
Jam i bindur se angazhimi i tyre ishte i vërtetë dhe dëshira e tyre e sinqertë por fatkeqësisht, për shumicën dërrmuese të tyre, drita ishte shumë e fortë. Nën rrezatimin verbues të saj, ata u shndërruan në ingranazhe të rëndomtë të sistemit korruptues Shqiptar.
Pse dështuan? Pse njerëz me ndërgjegje të lartë njerëzore humbën kompasin e vlerave të tyre? Këto pyetje më kanë ndjekur duke më krijuar një marrëdhënie admirimi dhe frike ndaj dritës në politikë, ndaj atij momenti ku një personit i besohet një fragment i së ardhmes së vendit, sado i vogël qoftë ai.
E kam marrë fillimin e përgjigjes për këto pyetje shumë vonë, mbas një takimi me Gjeneralin Denis Favier gjatë shkollimit në Shkollën Kombëtare të Administratës (ENA) në Francë.
Gjenerali Favier ka drejtuar dy herë GIGN, ekuivalenti i forcës RENEA për Xhandarmërinë franceze. E ka drejtuar këtë trupë elitë në një prej momenteve më të vështira dhe të lavdishme të saj, gjatë marrjes peng të një avioni nga një grup terroristësh në vitin 1994. Mbas ndërhyrjes së GIGN përpara kamerave të gjithë botës, u shpëtuan të gjithë pengjet civile, u vranë të gjithë terroristët ndërkohë që në radhët e policëve pati vetëm disa të plagosur.
I ndrojtur si një fëmijë përpara një heroi, paçka isha një i rritur, e pyeta Gjeneralin se çfarë kishte ndjerë në momentet e sulmit, çfarë ndjenin ushtarët të cilët e dinin më së miri se mbasi hapën derën e avionit, i pari do goditej menjëherë nga breshëria e plumbave. Thënë ndryshe, çfarë kishin ndier kur i pushtoi drita?
Ai u mendua pak dhe mu përgjigj se pyetja ime ishte shtruar mbrapshtë. Në momentin e sulmit, të veprimit, nuk ka më stres, ka vetëm zbatim të asaj çfarë kanë mësuar, të asaj për çfarë janë përgatitur. Stresin, ata e ndjejnë në errësire, në stërvitje ku duhet të përgatisin deri në milimetër lëvizjet e tyre, realitet ky shumë i ndryshëm nga imazhi i kaubojsave që ngjiste në lëkurën e forcave speciale kultura popullore.
Tek rrugëtimi pra, më shumë se mbërritja gjendet çelësi i suksesit. Çfarë jemi gati të bëjmë kur nuk na sheh kush ose kur na shohin shumë pak, çfarë sakrificash, çfarë pune, deri ku jemi gati të shkojmë, kjo na përkufizon dhe kjo përkufizon suksesin e veprimtarisë sonë.
Nëse i kthehemi shqetësimit fillestar të këtij shkrimi, pra të marrëdhënies midis errësirës dhe dritës për të kuptuar arsyet e dështimit të disa brezave në thyerjen e sistemit politik shqiptar, do kuptojmë lehtësisht që ajo që ndodh në Shqipëri është një zëvendësim i dy momenteve kyçe që janë përgatitja dhe zbatimi.
Mund të themi pa frikë, që në vendin tonë, politikanët mendojnë se përgatitja bëhet mbasi të dalin në dritë dhe zbatimi në errësirë me të gjitha pasojat që një pohim i tillë nënkupton. Në përgjithësi kjo vjen nga një mbivlerësim i forcës që ata kanë përballë një sistemi të cilin nuk e kuptojnë qartë.
Disa mendojnë thjesht se janë më të fortë se sistemi, disa se studimet që kanë kryer jashtë i bëjnë më të mirë se të tjerët. Disa bien pre e lajkave që shoqërojnë marrjen e përgjegjësive. Disa joshen nga privilegjet apo dehen nga pushteti që u jepet, qoftë ky i vogël fare.
Ama të gjithë kanë një gjë të përbashkët, mendojnë se kanë kohë. Kohë për të mësuar, kohë për të kuptuar sistemin, kohë për të ndërtuar një identitet politik dhe kulturor.
Pakkush sheh zëvendësimin e kohës që ndodh pavetëdije. Kur dalin në dritë, në fakt, kohë ata nuk kanë më sepse fillon një numërim mbrapsht i pandalshëm.
Është momenti kur sistemi të sheh, të shënjestrën, të thërrmon. Është momenti kur fillon përballja. Përballja është doemos e dhunshme. Që t’i bësh ballë duhet të kesh një shtyllë kurrizore mjaftueshme të fortë për të përballuar goditjet e pamëshirshme që të bëhen dhe të veprosh shpejt në një mjedis ku të kërkohet të kesh një mendim për çdo gjë, në çdo moment dhe në çdo vend
Kuptimi i një fakti të tillë është jetësor po aq sa është diagnoza e një sëmundje për shërimin e saj. Rrugëtimi, si koncept metaforik dhe praktik është ilaçi, më saktësisht, tek marrëdhënia që krijohet me veten gjatë rrugëtimit që të çon drejt dritës në politikë.
Që i vogël, babai më ka mësuar dhe përsëritur se marrëdhënia me veten është marrëdhënia më e sinqertë që ka një qenie njerëzore. Është i vetmi vend ku gënjeshtra nuk ekziston, ku gjyqtari është vetja. Pohim në dukje i thjeshtë por që mbart në vetvete gjithë kompleksitetin e ndërtimit të një rrugëtimi të shëndetshëm në jetë e politikë.
Njeriu në përgjithësi dhe politikani në veçanti që pret të gjykohet nga të tjerët është i dënuar të dështojë. Për arsye nga më të ndryshmet, dashamirësia, inati e shumë të tjera, të tjerët të shohin gjithmonë me një pasqyrë të thyer e cila i pamundëson të shohin një njëri në plotësinë e tij.
Kjo rreptësi duhet të ndjekë politikanin gjatë gjithë rrugëtimit në errësirë. Në mësimet që nxjerrin nga eksperiencat e jetës, në pasurimin shpirtëror që sjell kontakti me njerëz të veçantë, me ushqimin e vazhdueshëm të dëshirës për të bërë më mirë dhe për të kuptuar si bëhet më mirë.
Është lule e çuditshme kjo lulja e politikës, mbin vetëm në errësirë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38