Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Sali Berisha, dhe koalicioni që drejtoi, siguroi 38-përqind të votës në zgjedhjet e 14 majit. Humbja ishte dërrmuese megjithatë, dhe ajo duhet parë në sy nëse shpresa e ringritjes do t’ia hedhë sytë opozitës. Thënë këtë, siç gjinden fajet, që opozita i ka, duhen përmendur edhe fajet që nuk janë të sajat.
Deri në orët e pasdites së të hënës BF kishte siguruar 6 nga 59 bashki, pra 1/10 e zyrave në garë, duke mbajtur në ring ende Kurbinin dhe Kavajën, dy bashki të vogla, por domethënëse në rrethana si këto.
Humbja e Shkodrës është heshta më e madhe në kraharorin e shpresës opozitare për zotërim dhe krenari elektorale, por po kaq bien në sy territore të humbura që e lënë lëvizjen politike të Sali Berishës pa një qendër të madhe urbane. Tirana është tashmë një no story, no game; Durrësi u shfaq më i afërt në sondazhe se në jetën reale; Elbasani nuk erdhi me Luçiano Boçin, siç bëri në zgjedhjet e 2021, duke e bërë deputetin demokrat underdog-un politik më të kuotuar të atyre zgjedhjeve.
Me pak fjalë, Partia Demokratike e Berishës dhe PL e Metës, grumbulluar rreth koalicionit Bashkë Fitojmë, bënë ndoshta një ndër fushatat më të mira të 30 viteve, por korrën një nga rezultatet më të dobëta.
Kur flasim për fitoren dhe humbjen, për të qenë të ndershëm, duhet të flasim edhe për rrethanat. Nuk ka vlerë argumentative të molloisesh për humbjen opozitës në terma të tillë sikur beteja të bëhej, psh, në Danimarkë. Kur përdoren epitete si ‘shkatërrimtare’ apo ‘të turpshme’, ata që i artikulojnë, i kanë më shumë si emfazë për sentimentet e tyre anti-Berishë se sa si kompononte analitike.
Koalicioni ka marrë 38 përqind të votës. Çka, krahasuar me +50 të PS, nuk qëllon shumë, por gjithsesi diçka e thotë. Për shembull se, në fragmentet opozitare që pluskuan në qiellin elektoral të 14 majit, BF u legjitimua si e vetmja opozitë reale e pushtetit të Ramës. Tani, pyetja nuk mund të bëhet “si do të shkërmoqet ky 38 përqindësh?”, por si mund të ndërtohet mbi të dhe me të.
Strukturimi i debatit në terma të kataklizmës nuk është se dëmton Berishën, sa gjymton shanset e ngrijes së këtij 38 përqindëshi te respektueshëm në lartësi kërcënuese për pushtetin.
Nuk mjafton kaq. Me vend është të thuhet edhe se, ky 38 përqindësh u arrit në kushte pabarazie ekstreme. Kryeministri dhe shumica e tij zotërojnë çdo fije të pushtetit në vend dhe janë treguar bizantinë në ushtrimin e tyre, duke përdorur administratën qendrore dhe vendore, levat në sistemin e drejtësisë, lidhjet okulte me ndërkombëtarë, shantazhin fizik dhe verbal ndaj krerëve të opozitës apo mbështetësve të saj.
Nuk është rastësi se, edhe këtë herë, euro ra në nivelet më të ulëta në raport me lekun, dëshmi e injektimit në fushatë të shumave të mëdha.
Në këtë pabarazi monstruoze, opozita u mund por prodhoi një siluetë serioze në formën e një hiseje 38 përqindëshe në garën, jo vetëm për ekzistencë, por edhe si konkurente e drejtpërdrejtë e pushtetit. Ajo që ka mbetur nga Partia Demokratike (e vulës), jo vetëm nuk garoi në më shumë se 14 bashki, jo vetëm që nuk fitoi në asnjë prej tyre, por u kujtoi të gjithëve, edhe njëherë atë që komentatorët e pavarur politikë kanë përsëritur: ekzistenca e saj nuk është më shumë se konveniencë e pushtetit përkundër opozitës reale. Në të paktën 2 bashki kandidatët e PD-vulës i hoqën dy mandate të sigurta BF. Në 5 bashki të tjera koalicioni ka humbur me diferenca që shkojnë nga disa 10-tra në pak qindra vota. Një element tjetër, që duhet futur në llogari është edhe fakti se harta elektorale u bë sipas dëshirës së qeverisë, dhe si pasojë e kësaj opozita ka humbur të paktën 5 raste të tjera për të rritur praninë e saj në territorin e pushtetit vendor.
Këto janë fakte, jo opinione. Thirrja që faktin ta zëvendësojmë me dëshira vetjake, duke gjëmuar që të zhbëhet ky faktor opozitar e të krijohet një i ri, nuk prodhojnë realitet, por përsërisin fiction-in e një libreti që shkruhet në akull ose në qyngjet e komunikimit pro-qeveritar.
Edhe pasë thënë të gjitha këto, opozita nuk ka dalë mirë në zgjedhjet e 14 majit, por ajo meriton të kritikohet vetëm pasi i janë rreshtuar pengesat, jo vetëm të metat.
Për të metat, opozita e Sali Berishës duhet të mblidhet e të flasë hapur. Nëse nuk e bën vetë, siç shihet, e bëjnë të tjerët për të.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38