Flash News

KRYESORE

Operacioni “Limit”, Gjykata e Krimeve të Rënda lë në burg 21 të arrestuar

Operacioni “Limit”, Gjykata e Krimeve të Rënda lë

Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 21 persona të ndaluar gjatë operacionit “Limit”, ndërsa për 3 të tjerë vendosi masën arrest shtëpie për arsye shëndetësore. Shtetasit Bektesh Zeneli, Fejzo Dana dhe Agron Manka, iu dha masa arrest shtëpie, me të parin që u dërgua menjëherë në spital, pasi kishte probleme të rënda shëndetësore.

Operacioni “Limit” u finalizua nga bashkëpunimi i policisë shqiptare dhe asaj greke, ku u shkatërruan katër banda kriminale dhe u arrestuan 58 persona, të cilët merreshin me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike në Greqi, Turqi dhe vendet e tjera të Evropës.

Trafikantët i siguronin farat e kanabisit në Holandë, i kultivonin në Shqipëri dhe i shpërndanin pastaj në tregjet e vendeve të BE.

Arrest me burg

Sokol Nesimi, 40 vjeç, banues në Tiranë

Bilbil Shqalshi, 46 vjeç, banues në Mirditë

Aleksander Pepi alias Bani 38 vjeç, banues në Korçë

Enkelejdi Sadik, 35 vjeç, banues në Korçë

Kristo Çobaj, 34 vjeç, banues në Korçë;

Gjergji Çobaj, 63 vjeç, banues në Korçe

Gjergji Muke, 32 vjeç banues në Korçë

Romeo Tarem 32 vjeç, banues në Ersekë

Ertin Hoxhalli, 33 vjeç, banues në Korçë

  1. M., 26 vjeç, banues në Korcë;

Festim Çorvaxhi alias Bajraktari, 35 vjeç, banues në Pogradec;

Edmir Ballia, 42 vjeç, banues në Tepelenë

Eduart Hoxha, 34 vjeç, banues në Fier

Arber Brahimi, 25 vjeç, banues në Tepelenë

Valgjel Brahimi, 33 vjeç, banues në Tepelenë;

Besjan Valca, 33 vjeç, banues në Sarandë

Andrea Caca, 50 vjeç, banues në Durrës

Emiliano Kalemi, 37 vjeç, banues në Durrës

Eljon Jaho, 38 vjeç, banues në Ersekë

Besjan Zenel, 27 vjeç, banues në Ersekë

Hysni Sadik, 65 vjeç, banues në Korçë,

Arrest shtëpie

Bektash Zenel, 55 vjeç, banues në Ersekë;

Fejzo Dana, 56 vjeç, banues në Tepelene

Agron Manka, 35 vjeç, banues në Këlcyrë

Të fundit