Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Nga Genc Pollo
Mes tollovisë fejsbukse se kur është fituar e para medalje olimpike nga ndonjë sportist shqiptar vëmendja publike nuk është fokusuar tek fakti i rëndësishëm se për herë të parë gati gjysma e ekipit olimpik të Shqipërisë nuk janë shqiptarë. Tre rusët me origjinë çeçene, të cilët këtë verë përfaqësuan Shqipërinë në Olimpiadën e Parisit, kanë marrë pasaportën shqiptare para pak kohësh dhe janë federuar tek ne sipas rregullave. Kaq mundëson që zyrtarisht ata të mund të kualifikohen në ekipin olimpik.
Por a mjafton vetëm kaq? Nga i tërë informacioni rreth tyre rezulton se lidhja e tre çeçenëve rusë më Shqipërinë është krejt oportuniste: pjesëmarrja nën flamurin kuqezi u ka dhënë atyre mundësinë institucionale të garojnë e të shpalosin talentin sportiv; dhe për fat të mirë të marrin edhe medalje olimpike. Por duke i duartrokitur me gjithë zemër këta tre sportistë për arritjet e duke i uruar sukses në karrierën e mëtejshme sportive nuk mund të mos vërej se ata do të kishin garuar edhe me Turqinë apo me Portugalinë apo me çdo shtet tjetër që do t’u kishte ofruar një arranzhim më konvenient. Ashtu edhe sikurse më gjasë të ardhmen e tyre nuk do e lidhin me Shqipërinë, jetën në këtë vend apo kulturën shqiptare siç parakushtëzon marrja e pasaportës. Këto nuk i ndryshon as valëvitja e flamurit kombëtar e as demonstrimi me duar i shqiponjës dykrenare në podiumin e medalistëve olimpikë. Madje as shpërthimi online i patriotizmit të cekët e krenarisë folklorike nuk ngre kandar në këtë pikë.
Në kontrast me ekipin e Shqipërisë ai i Kosovës përbëhet vetëm nga sportistë kosovarë ose në një rast me origjinë nga Kosova.
Gjithashtu në kontrast me ekipin e Shqipërisë ekipet e shteteve si Franca e Hollanda vërtet kishin pjesëmarrës e medalistë nga pakicat me origjinë nga kolonitë e dikurshme por ata tashmë janë prej disa brezash qytetarë të integruar e përgjithësisht të asimiluar të këtyre shteteve.
Komercializimi i sportit, që shpesh është antitezë e idealit olimpik, ka sjellë që në shumë klube futbolli e basketbolli në Europë e Shqipëri të funksionojë merkato e sportistëve cilësorë në dëm të përfaqësimit rajonal. Ky fenomen lipset të shqyrtohet me anët e tija negative e pozitive.
Por kur bëhet fjalë për ekipin përfaqësues kombëtar të Shqipërisë do të ishte legjitime të pretendonim që sportistët të kishin një atashim shpirtëror me Gjergj Kastriotin e Ismail Vlorën, të kishin lexuar mundësisht ndonjë varg nga Naimi e Fishta e mbi të gjitha do të zotëronin mirë gjuhën shqipe.
Fatkeqësisht, Qeveria Rama mendon të kundërtën dhe vepron po ashtu; siç dëften ligji i miratuar vjet i cili reduktonte zotërimin e gjuhës shqipe si kusht për të huajt që kërkojnë shtetësinë shqiptare. Fatmirësisht një nga ekceset e rrezikshme të Qeverisë Rama në këtë drejtim, shitja masive e pasaportave shqiptare (e njohur si “pasaportat e arta”) e shpallur në vitin 2019 është bllokuar nga BE.
Kryeministri Rama insiston se investimi masiv në sport gjatë dhjetë viteve të fundit ka sjellë si pasojë edhe suksesin olimpik dhe është i verbër ndaj faktit ironik se medalistët “shqiptarë” në Paris nuk kanë fare lidhje me këtë gjë. Medalja më e hershme e Ymer Pampurit, një tiranas me orgjinë dibrane, është dhënë shumë kohë më parë. Por me iluzionizmin e tij a la Houdini nuk do të qe habi që të merrte meritat edhe për medaljet e v1972.
P.s. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ndaloi pjesëmarrjen e sportistëve rusë në Olimpiadën e Parisit për shkak të agresionit kundër Ukrainës. Dhënia e pasaportës shqiptare sportistëve nga Rusia mund të shihet edhe si artific ndihmues për të anashkaluar sanksionet. Kjo meriton një shqyrtim më vete.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38