Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Nga Genc Pollo
Në mes të vitit 1992 një delegacion i Aleancës së Atlantikut të Veriut, i kryesuar nga Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm vizitoi për herë të parë Tiranën. Në takimin me Presidentin Berisha, ku kisha privilegjin të isha i pranishëm, ky i fundit shprehu vullnetin e shtetit shqiptar dhe kërkesën zyrtare për anëtarësim në NATO.
Gjysëm viti më pas Presidenti i Republikës do të vizitonte selinë e NATOs në Bruksel ku do të pritej nga Sekretari i Përgjithshëm Manfred Wörner dhe do të fliste para Këshillit të Atlantikut të Veriut; treçerek viti më pas zoti Wörner do të vizitonte Shqipërinë krahas shumë qeveritarëve të tjerë nga shtetet anëtare të Aleancës. Në këtë sfond takimi në fjalë është kollaj të harrohet.
Megjithatë ai mbetet i veçantë. Së pari sepse zyrtarizoi kundrejt NATOs një qendrim të formësuar nga Partia Demokratike gjatë viteve 1991 e 1992. Sot, në retrospektivë, kjo duket e vetëkuptueshme; por në kontekstin e izolimit politik në dekada, të tezave “as Lindje e as Perëndim por urë lidhëse me tyre” apo të sugjerimeve për një neutralitet a la zviceran, pro-atlantizmi intrazigjent i PD-së pa ekzagjeruar mund të quhet revolucionar dhe, me përvojën e deritanishme, largpamës.
Së dyti sepse ishte e para kërkesë zyrtare për anëtarësim e paraqitur nga një shtet ish-komunist mbas rënies së Perdes së Hekurt. Pse Shqipëria në këtë pikë ishte e para, dhe u shpreh për t’ju bashkuar NATOs më herët se, bie fjala, Polonia? Për këtë nevojitet një hulumtim krahasues. Por ky fakt i dha një besueshmëri të shtuar Shqipërisë, si prijëse në Europën Lindore e një trendi gjeopolitik e qytetërimor.
Historia e deshi që anëtarësimi në NATO të arrihej 17 vjet më pas, në prill 2009; të arrihej nga e njëjta forcë politike në pushtet, Partia Demokratike, dhe nga i njëjti lider i saj, Sali Berisha.
Zgjedhja e PD dhe e Shqipërisë mund të shihet në disa prizma. Së pari NATO është një komunitet i kombeve të lira e i shteteve demokratike. Ne sapo kishim lënë pas me tmerr një regjim totalitar e të izoluar dhe kështu do të ishte mëse e natyrshme që rruga jo e shkurtër e jo e lehtë e ndërtimit të demokracisë e të shtetit ligjor të bëhej në bashkëpunim, në partneritet me këtë komunitet dhe mundësisht në gjirin e tij.
Më tej ndjenja e ribashkimit me Europën e Perëndimin, pas përvojave historike negative të gjysmës së dytë të shekullit 20 dhe të shekujve para pavarësisë, kaq e pranishme në sferën publike mbas dhjetorit 90, e konsideronte natyrshëm Aleancën euroatlantike si një kornizë ku mund të ndodhte ky ribashkim.
Motivi i sigurisë, raison d’être i çdo aleance, patjetër që ishte shtysë primare. Bashkimi Sovjetik, armiku historik i NATOs u shpërbë në atë kohë tok me Traktatin e Varshavës. Por në Ballkan gjatë një dekade përjetuam luftëra të përgjakshme të nisura nga Jugosllavia dhe Serbia e Milosheviçit të cilat morën fund vetëm në sajë të ndërhyrjes ushtarake të Aleancës. Dhe paqja u vendos e mbeti e qendrueshme po në sajë të Aleancës e trupave të saj në Bosnjë e në Kosovë.
Në kuptimin më të gjerë NATO është edhe referencë e produkt i rendit ndërkombëtar të pas Luftës së Dytë Botërore të modeluar në radhe të parë mbi idealet humaniste të Perëndimit e të bazuara në parime e rregulla. Ky rend, i sfiduar sot nga fuqitë revizioniste si Rusia e Kina, mund të mos jetë perfekt. Por ai është më i miri që ka njohur globi dhe dukshëm superior ndaj alternativave të mundshme. Dhe Shqipëria besoj ka bërë zgjedhjen e duhur.Por qenia anëtar në një aleancë nuk është, nuk mund të jetë, vetëm për të pëfituar prej saj. Por edhe për të kontribuar në të.
Së pari me cilësinë politike të anëtarësimit; siç vërejmë në ndonjë rast tjetër kur parti politike madhore janë kundra anëtarësimit të shtetit në një organizatë atëhere kredibiliteti i anëtarit cënohet. Shqipëia e rrezikonte këtë me bagazhin antiamerikan e antiperëndimor të Partisë së Punës e më pas të Partisë Socialiste. Por rreth mesit të viteve 90, drejtues të Forumit Rinor Eurosocialist nisën një debat që gradualisht i ndryshoi e i normalizoi pozicionet e partisë së tyre.
Së dyti me kontributet ushtarake. Shqipëria ka lënë një emër të mirë e të respektuar me trupat e saj të dërguara jashtë arealit si p. sh. në Afganistan e gjetiu. Por në mbrojtjen e arealit edhe ne si gjithë Europa gjatë 20 viteve të fundit patëm iluzionin e dividendit të paqes së përhershme; si pasojë reduktuam shpenzimet për mbrojtjen, hoqëm rekrutimin e kështu me radhë.
Është zhvillim pozitiv që NATO investoi në aerodromin e Kuçovës për t’a përdorur si bazë ajrore logjistike. Por duhet të lumturohemi që askush nuk pati interes për të ndërtuar aty ndonjë resort turistik. Sepse po të kishte interes e duke parë se çka ndodhur me bazat detare zor se do të kishim NATO në Kuçovë sepse zor se të mbetej gjë nga baza ajrore. Këtu lipset një rishikim i gjërave.
Agresioni i Rusisë putiniste kundër Ukrainës këto dy vjet ka ndryshuar paradigmat e gjithëpranuara duke sjellë në fokus të Europës ushtrinë, armatimin e gadishmërinë luftarake. Sfida mes ShBA e Kinës sugjeron që europianët të marrin më shumë pérgjegjësi në mbrojtjen e kontinentit, gjegjësisht në NATO.
Por që të mbetemi në rajonin tonë: në tre vitet e fundit Serbia vuçiçiste tre herë ka kërcënuar verbalisht Kosovën me ndërhyrje të dhunshme e njëkohësisht ka dislokuar ushtrinë në kufirin kosovar. Sipas të përjavshmes Time para disa javësh zbulimi amerikan kishte konkluduar në njërin rast se synimi i Beogradit ishte të marshonin në Kosovë të paktën deri në lumin Ibër.
Dhe për të zmbrapsur Vuçiçin u desh jo vetëm të përforcohej KFORi me trupa shtesë por edhe të ekspozoheshin publikisht në media informacionet mbi sulmin potencial. Këto raste janë shkelje të rënda të Kartës së Kombeve të Bashkuara e të detyrimeve të OSBE-së nga Serbia. Kur mendon se kjo është sjellja e një shteti kandidat për në BE kundrejt një tjetër shteti kandidat atëhere fatkeqsisht nuk mundet të mos vëresh nuancat qesharake që merr ky proces i rëndësishëm.
Ky incident e të tjerë si ai dëftejnë se Serbia e sotme me orientimin e saj revanshist në rajon (bëhet fjalë edhe për Bosnjën e Malin e Zi përveç Kosovës) dhe me miqësinë e bashkëpunimin e pandërprerë me rivalët e armiqtë e NATOs (p.sh. refuzimi i sanksioneve europiane kundër Rusisë megjithë detyrimin traktator) përbën jo vetëm problem politik por edhe kërcënim sigurie. Prandaj NATO në rajon me zgjerimin përmes anëtarësimit e me prezencën ushtarake është e domosdoshme dhe e pazëvendësueshme. Thënë kjo lipset të shtojmë se jo gjithmonë reagimi ndaj provokimit ka qenë i duhur.
Le të kujtojmë këtu se mbas kidnapimit të tre policëve kosovarë në kufi dënimi ishte verbal dhe pa pasojat që do të duhej të kishte. Po këtu duhet shtuar se ka një iluzion ndër diplomatët në Bruksel e Washington, të cilët merren me Serbinë e dialogun Prishtinë-Beograd se me appeasement apo llastimin e Vuçiçit do të fusin Serbinë në orbitën perëndimore. Faktet tregojnë të kundërtën.
Është meritë e Partisë Demokratike në opozitë që me qartëpamësi e konsistencë në këto vite ka kundështuar nismat rajonale të padobishme e problematike si dhe sjelljet kundërproduktive ndaj Serbisë nga ana e qeverisë e faktorëve të tjerë.
Duke treguar kështu koherencë me vlerat e parimet e misionit të vet që nga koha e themelimit mëse tre dekada më parë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38