
Flash News
Denoncimi i pacientit nga spitali Covid: Më japin vetëm një panine në ditë
Politiko 'zbardh' listat e Bashës në 12 qarqe/ Ja kandidatët për 25 prillin; shumica ‘zgjidhje politike’
Profile të paautorizuara të ‘kapitenëve’ të LSI: nga ‘idioti i dobishëm’ te ‘Peço i çarçafëve’
Kë do të mandatojë pas zgjedhjeve? Përgjigjet Meta; Komenton rezolutën e PE-së për Shqipërinë
Çomo dhe Bozo në listat e PS, Meta: I rëndësishëm është integriteti, qytetarët t'i japin mesazh politikës

nga Ruben Avxhiu/ Gazeta Illyria
Shqiptarët nuk janë pjesë e Lindjes së Mesme dhe të them të drejtën është ofenduese që kjo punë vazhdon.
Serbët na përshkruajnë si myslimanë, jo se jemi shumica të tillë, por me shpresën se do të na armiqësojmë me të djathtën e krishterë amerikane dhe europiane.
Ndërkohë vetë shajnë Amerikën larteposhtë nëpër botën myslimane duke e paraqitur Kosovën si vegël amerikane. Me një lugë hanë në dy sofra.
Filloi kjo punë si me shaka pas marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë ku u bë një gafë e u përshkrua Kosova si nga Lindja e Mesme, kurse tani shqiptarët në Michigan të përfshirë në koalicionin e Lindjes së Mesme.
Shumë respekt për komunitetet e tjera. Janë miqtë tanë dhe bëjmë shumë mirë të bashkëpunojmë me të gjithë. Mirëpo, nuk jemi nga e njëjta hapësirë.
Mbi të gjitha jemi së pari shqiptarë e pastaj u përkasim feve të ndryshme.
Drejtuesit e fushatës së Presidentit Trump duhet ta dinë se pavarësisht nga larmia fetare e komunitetit tonë, një nga mbështetjet më të mëdha e kanë mes shqiptarëve katolikë. Nuk e imagjinoj dot se si mund të ndihen, mirëpo pres më së paku që të kërkojnë vetë të drejtën për të mos u keqpërshkruar, keqidentifikuar, e sidomos për t’u mos keqpërdorur.
Jo çdo mysliman është nga Lindja e Mesme. Jo çdo shqiptar është mysliman. Dhe mbi të gjitha shqiptaro-amerikanët janë amerikanë si gjithë të tjerët, pavarësisht se cilës fe i përkasim.
Ky kontrast imazhesh sot, me Ambasadorin Grenell në një meshë serbe në Ëisconsin dhe me shqiptarët në Michigan “të shpërngulur” në Lindjen e Mesme, nuk ka si mos të krijojë zemërim.
Sidomos kur mendon se qindramijëra shqiptarë i kanë dëbuar drejt Turqisë, pa dëshirën e tyre, duke nisur nga gati një shekull më parë, prej trojeve të tyre, në ish-Jugosllavi e në Greqi, duke ua mohuar identitetin kombëtar vetëm sepse ishin myslimanë. Përpara se të dëboheshin me dhunë nga gjenerali Zerva, çamët e mijëra shqiptarë myslimanë në Greqi janë dërguar kundër dëshirës së tyre në Turqi, ndonëse shumica pa ditur asnjë fjalë turqisht. Në Jugosllavi shpërnguljet kanë vazhduar edhe pas Luftës së Dytë.
Vërtet ky poster fushate nuk do të kishte asnjë rëndësi, nëse Grenelli nuk do të ishte duke bërë gostitë e radhës me serbët, duke vizituar kisha ku vegjetojnë mitet e serbëve si shpëtimtarë të krishtërimit, e ku Kosova krahasohet me ISIS-in dhe Al-Kaidën.
Nga ana tjetër vijon të injorohen kërkesat dhe të drejtat e pakicës katolike në Kosovë, e vetmja e injoruar në Pakon e Ahtisaarit, një kujtim ironik tani që po dëgjojmë se Pakoja paskej qenë e pamjaftueshme për pakicën ortodokse serbe.
Serbët nuk janë të vetmit të krishterë në Kosovë, as të vetmit të krishterë nga Ballkani. Le të flasin katolikët e Kroacisë, apo ortodoksët e Malit të Zi dhe Maqedonisë se kush ua ka përdhosur kishat përkatëse. Shqiptaro-amerikanët sigurisht kanë 20 kisha katolike e ortodokse nëpër SHBA, mirëpo kush kujtohet për këta njerëz nga Lindja e Mesme.
Kjo sigurisht nuk është punë feje, por çështje ndjeshmërie kombëtare, gjeopolitike e gjeokulturore. Në fund të fundit nga Libani në Palestinë ka edhe ndonjë kishë katolike e ortodokse, kështu që ja ku jemi. Në fund të fundit koptët nga Egjipti, Jazidët etj nuk janë myslimanë.
Protesta jonë është e rrënjosur në fatkeqësitë dhe abuzimet e të kaluarës, shumë prej të cilave kanë qenë arsyeja kryesore që kemi përfunduar në Botën e Lirë. Po nuk u ankuam e ngritëm zërin për të drejtën tonë edhe këtu, mes demokracisë amerikane, çfarë na mbetet?
Ditari politik





Të fundit

Aeroportet e Ramës, ironia e Fugës: Do popullohet ajri, vu tajaret nëpër re
5 Mars 2021, 22:44
Ftesa në PS, Balla: Najda Çomo përfaqëson të gjithë mjekët dhe infermierët
5 Mars 2021, 22:38

Koalicion PS-PD pas zgjedhjeve? Shkullaku: Në politikë gjithçka ndodh
5 Mars 2021, 21:55

Denoncimi i pacientit nga spitali Covid: Më japin vetëm një panine në ditë
5 Mars 2021, 21:23
Bozo tek listat e PS, Haxhinasto: Është pozitive, por shoh edhe një problem
5 Mars 2021, 21:15


OBSH planifikon të heqë dorë nga hetimet për origjinën e Covid-19 në Kinë
5 Mars 2021, 20:54


Si konsumimi i orizit i ndihmon japonezët që jetojnë kaq gjatë
5 Mars 2021, 20:24



