Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Nga Koloreto Cukali
1.Unë e kam takuar një herë Olsi Ibron. Ishte një djalë si shumë të tjerë, nga ata që i quajmë djem të mirë, që përveç punës e familjes nuk besoj se kishte ndonjë ekses tjetër.
E kam takuar para disa vitesh, kur një program televiziv i bëri personazhe publikë, atë dhe parterët e vet, si “skemë zhvatjeje” me mikrokreditë. Erdhën të ankoheshin se emisioni ishte i ndërtuar qëllimisht për t’u prishur biznesin, se intervistat e dëshmitarëve ishin ndërtuar qëllimisht jashtë kontekstit dhe se nuk u ishte dhënë mundësia as të shprehnin qendrimin e vet. Madje, më thanë që u kishin kërkuar dhe para për të mos e transmetuar atë program. Gjithçka më thanë nuk m’u duk e çuditshme për Shqipërinë dhe mënyrën si funksionon një pjesë e medias. U thashë të bënin një ankesë për etikën, por, nëse sulmi kundër tyre është i organizuar, siç besonin, ky është problem që zgjidhet vetëm në gjykatë.
Çështjen e parave unë nuk do mund ta verifikoja (ai është qenësisht problem për organet hetuese), por më vonë e pashë programin, i cili ishte dukshëm jo profesional. Ti nuk mund të akuzosh dikë për një orë të tërë e të mos i japësh mundësinë të mbrojë veten. Pala e akuzuar në atë program, mungonte fare.
Por, kjo nuk bie më në sy, sepse ky është standarti i ri i medias shqiptare.
2.Unë vetë, jam persektuar vite më parë, fillimisht nga një kompani celulare e më pas nga një kompani që mblidhte borxhet e kësaj kompanie celulare. Bëhej fjalë për 3000 ALL të reja, për të cilat kompania celulare pretendonte me pa të drejtë që unë i detyrohesha.
Po ashtu, vite më parë, 2 banka, më persekutonin familjarisht për shkak të një karte krediti dhe tjetra për shkak të një mikrokredie të pashlyer.
Persekutimi nga të dy bankat vazhdoi me muaj të tërë, deri dhe me telefonata në familje.
Prandaj, e kuptoj shumë mirë stresin e atyre që u vijnë telefonatat për mbledhje borxhesh. Edhe pse, brenda ligjeve të shtetit shqiptar, operimi i këtyre kompanive është krejt ligjor.
Shqipëria ka një problem të madh ligjor me falimentimin. Nëse ti merr kredi e nuk ke mundësi ta shlyesh, asnjë ligj e asnjë institucion nuk të mbron. Bankat janë të gjithëpushtetëshme. Kredia, është zinxhiri yt në qafë, që do e mbash përjetë.
Duke qenë se jetojmë në një diktaturë bankare, e kam të qartë pse asnjë Parlament nuk reagon e pse asnjë media nuk guxon të flasë për sistemin e kredive, e aq më pak Prokuroria të ngrihet për të mbrojtur interesin e publikut.
3.Muajt e fundit, kur emri i Olsi Ibros dhe i partnerëve është përsëri nëpër media, kam parë me trishtim sesi në pothuaj asnjë artikull apo lajm, nuk pasqyrohet qëndrimi i atyre që akuzohen.
Shoh me trishtim sesi në disa portale periferikë mbijnë ca informacione krejt të paverifikuara, në artikuj pa emër gazetari poshtë, që dukshëm janë mbjellë aty me qëllim për të mbajtur flakën e urrejtjes ndezur ndaj “zhvatësve”.
Kam parë me trishtim sesi media shqiptare (o nga injoranca, o se janë pjesë e një loje tjetër) u vuri damkën e kriminelit, edhe pse Gjykata ka nevojë për muaj e vite që të gjykojë e të vendosë nëse ka krim apo jo. Në çdo vend të botës, edhe në këtë tonin, ti je fajtor vetëm pas një vendimi të gjykatës. Por jo. Media, ua ka vënë atyre vulën: ata janë “mashtruesit”, “skema e mashtrimit” me mikrokreditë.
Por nuk është vetëm media. Media e merr “ushqimin” të gatshëm dhe nuk ka kohë ta prëpunojë. Shoh deklarata të vagullta të Prokurorisë, që flasin “për vende misterioze ku mbaheshin dokumentat e mashtrimit”, e shumë çudira të tjera. Dukshëm, Prokuroria shpërndan materiale që ngjajnë si romane fiksion, e jo si punë profesionale.
4.Në dijeninë time, kompanitë e akuzuara për mikrokreditë i kanë fituar të tëra gjyqet, në gjykatat e Shtetit Shqiptar. Bëhet fjalë për dhjetëra gjyqe të fituara, e asnjë të humbur. Pra, në dhjetëra vendime, ata nuk janë hajdutë e as nuk kanë një skemë mashtrimi me mikrokreditë.
Po ky fakt, për median, nuk ka pikë rëndësie.
Por, ka për Olsi Ibron.
Kishte.
Sepse ai vrau veten.
Vetvrasja e tij, nuk është vetëvrasja e një fajtori.
Fajtorët, pra kriminelët e vërtetë të Shqipërisë, i shohim përditë sesi vendosin me “burrëri” të bëjnë ndonjë vit burg (për hatër të SPAK-ut) dhe pastaj të dalin e të shijojnë milionat. Ata që nuk e duan deal-in “bëj ndonjë vit bvurg o burrë, pastaj gëzo paratë”, zgjedhin t’i shijojnë milionat e grabitura nga postet publike në azil politik, ose në Dubai.
Olsi Ibro vrau veten sepse njerëz të zakonshëm, ata që kanë një zyrë e një biznes privat, dhe jo ata që bënë para me pronat publike, nuk mund ta përballojnë dot presionin e opinionit dhe masakrimin nga media. Djemtë e mirë nuk e përballojnë dot kur kuptojnë që e vërteta e tyre nuk do të dalë kurrë në dritë dhe vendimin që je “kriminel” ta kanë dhënë paraprakisht, pavarësisht që atë duhet ta japë vetëm gjykata.
Edhe në ditën që do varrosej, lajmi në media kishte vetëm 2 rreshta: rreshti 1: si e vrau veten – për të ngopur kuriozitetin pervers të publikut, rreshti 2: mos harroni, ky ishte një nga ata “mashtruesit” e “skemës së zhvatjes”.
5.Olsi Ibron e kam vrarë unë.
E kam vrarë, sepse dua të ndërtoj mekanizma për gazetari etike, që në këtë rast e plot të tjera, nuk arritën të funksionojnë. Edhe pas kaq vitesh që merrem me etikën në media, akoma, nuk kemi arritur tu mësojmë gazetarëve të papërgjegjshëm që dikush nuk është fajtor, mashtrues e kriminel pse ashtu thotë një Prokuror, a një polic, a një shef i yti. Fajtor përcaktohesh vetëm me vendim të prerë të gjykatës. Deri atëherë, ti je vetëm i dyshuar.
Olsi Ibron e vranë gazetarët.
E kanë vrarë gazetarët investigativë që nuk ndërtuan kurrë një raportim të balancuar dhe etik për këtë ngjarje.
E kanë vrarë ata gazetarë a redaktorë a pronarë që pranuan të botojnë lajme dezinformuese, në kuadër të një fushate denigrimi.
E kanë vrarë të gjithë ata gazetarë skrivanie të papërgjegjshëm që për të zbukuruar titujt e tyre, e bombarduan publikun me “mashtruesit e mikrokredive”.
Olsi Ibron e kanë vrarë shumë vetë.
Të gjithë ata që (unë besoj se) organizuan e morën pjesë në një fushatë diskretitimi publik, që nuk ngjan fare normale në një vend si Shqipëria, dhe ku, të njëjtat media bëjnë sikur skandali “5 D” nuk ekziston.
Pas shumë vitesh, në Strasburg, nuk do habitem nëse Olsi Ibro do të dalë i pafajshëm.
Por kjo nuk do ta sjellë atë në jetë.
Dhe asnjërit nga ju, nuk do i skuqet faqja për titujt që i vutë gazetave të tërë këta muaj.
Tani, kush e ka rradhën për ta çuar në vetëvrasje?
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38