Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Pse dalim në protestë, dhe kush e dëmton imazhin e Shqipërisë?

nga Sali Berisha
Pavarësisht nga bindjet, protestat janë ushtrim i lirisë qytetare. Protesta është shprehje e lirisë, vetëm qytetarët e lire, qytetarët të cilët vendosin të mbrojnë të drejtat dhe liritë e tyre, protestojnë, kurse njerëzit e nënshtruar, thonë me vete “ç’më duhet mua!”, ulin kokën dhe heshtin
Qytetarët kanë të drejtë të dëgjohen, dhe protesta është një nga mënyrat më të fuqishme që ata të dëgjohen.
Protesta është pra zëri i qytetarëve, është zëri juaj. Liria dhe të drejtat e qytetarëve është mbi çdo gjë tjetër dhe asnjë interes tjetër nuk mund t’ju heqë qytetarëve këtë të drejtë. Protestat kundër qeverisë janë jetike, janë domosdoshmëri për të mbrojtur lirinë, për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve dhe për t’i bërë presion qeverisë për të mos abuzuar me pushtetin e saj.
Por unë sot do të shtroj pyetjen për çdo qytetar. Cila është e keqja e protestës? Çfarë e keqe do të na ndodhë nga protesta? Asnjë e keqe! Asgjë e keqe! Vetëm të mira! Vetëdjësim, presion, kërkim llogarie, demonstrim se guxojmë, se jemi njerëz të lirë.
Të këqijat ndodhin kur njerëzit nuk reagojnë, kur mërmërisin: ç’më duhet mua dhe kur heshtin. Të këqijat ndodhin kur qeveritë manipulojnë opinionin ndërkombëtar për të ruajtur korrupsionin e tyre dhe keqqeverisjen e tyre dhe opozita nuk thotë fjalën e saj.
Zëri i qytetarëve në rrugë vetëm e forcon demokracinë dhe lirinë, vetëm e kufizon të keqen dhe keqqeverisjen.
Në 6 dhjetor në Tiranë zhvillohet samiti i vendeve anëtare të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Protestat në samite dhe takimet ndërkombëtare, përveçse në vendet diktatoriale janë gjëja më normale, janë pothuajse ligj në të gjitha vendet e lira. Kudo ku ka takime liderësh në Perëndim ka kauza të qytetarëve. Qytetarët për të bërë që të dëgjohet zëri i tyre, jo rrallë kanë kaluar në këto protesta edhe në mosbindje të thellë civile. Kjo ka ndodhur në Athinë, ka ndodhur në Genova, ka ndodhur në Paris, Uashington, Berlin, Bruksel, Siatëll dhe në shumë e shumë qytete e kryeqytete të vendeve të lira.
Pak javë më parë amerikanët protestuan në New York gjatë Samitit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në Bruksel u zhvilluan pak muaj më parë protesta ku mbahej samiti i BE-së me Afrikën. Askush nuk i kritikoi, askush nuk i ofendoi. Askush nuk i akuzoi protestuesit si armiq, si agjentë të Kremlinit, siç bëjnë këtu agjentë të mafias shtetërore shqiptare Edi Rama, Belinda Balluku, Erion Veliaj, Taulant Balla.
Amerikanët protestojnë kur ka samite, francezët protestojnë kur ka samite, gjermanët protestojnë kur samite, europianët perëndimorë i qëllojnë politikanët me miell, me vezë, me bojë kur janë në takime dhe samite, por kjo nuk ndodh kurrë në Korenë e Veriut, në Kubën e Kastros dhe pas Kastros, në Egjipt, Arabinë Saudite, apo gjetkë. Atje protestat janë të paligjshme dhe qytetarët nuk protestojnë dot. Në Moskë nuk lejohen protestat.
Por pse ne protestojmë më 6 dhjetor? Së pari, protestojmë që t’u bëjmë me dije se vërtet Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë, sipas të dhënave tuaja, por shqiptarët nuk janë, nuk pajtohen, janë kundër krimit dhe korrupsionit të qeverisë se tyre.
Të gjitha raportet e BE janë negative për krimin dhe korrupsionin në Shqipëri. Udhëheqësit e BE e dinë se qeveria shqiptare është e korruptuar, por ata duhet të mësojnë se populli nuk është i korruptuar, nuk janë shqiptarët e korruptuar, por është Edi Rama dhe qeveritarët e tij.
Është jashtëzakonisht e rëndësishme të dalim në protestë për këtë.
Shqipëria në raportet ndërkombëtare cilësohet narkoshtet dhe i vetëm në Europë, apo edhe Kolumbia e Europës. Le të dëgjojnë qytetarët pjesëmarrës në samit se shqiptarët janë kundër trafikut të drogës, por trafikun e bëjnë klanet e lidhura direkt me kryeministrin dhe ministrat e tij.
Protesta e 6 dhjetorit do t’u tregojë pjesëmarrësve në samit dhe mbarë Europës se ne nuk dorëzohemi, por do luftojmë për liritë tona dhe vlerat europiane dhe kundër anëve të zeza të kësaj qeverie, që i ka të panumërta.
Zëri ynë në protestë është një mesazh për udhëheqësit e Europës, se ne nuk pajtohemi me autokracinë e Edi Ramës. Se në Shqipëri populli opozitar lufton për lirinë dhe vlerat demokratike.
Protesta e 6 dhjetorit është një kundërsulm mbi dëmin e Edi Ramës ndaj imazhit të Shqipërisë.
Protestat tregojnë se shqiptarët janë të lirë, nuk e prishin imazhin e vendit. Imazhin e vendit e prishin keqqeverisja, krimi dhe korrupsioni i Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Imazhin e Shqipërisë e nxin Edi Rama me përqendrimin e të gjithë pushteteve në duart e tij, vendosjen e monizmit e plotë të bazuar në vjedhje e plotë të votës, krimin dhe shkatërrimin de facto të Kushtetutës dhe shtetit ligjor. Imazhin e Shqipërisë e nxin treguesi i zbatimit të ligjit, 53 vende nën Kosovën, por edhe 4 vende poshtë diktaturës komuniste të Vietnamit.
Imazhin e Shqipërisë e dëmtojnë fabrika dhe laboratoret e drogës të PS. Imazhin e Shqipërisë e ka dëmtuar dhe e dëmton Saimir Tahiri që drejtonte drogën drejt Europës dhe tjerë qeveritarë që vazhdojnë të njëjtën detyrë. Imazhin e Shqipërisë e nxin në shndërrimin e qendrës operacionale të organizatave kriminale të rajonit të Europës, Amerikës së Veriut, Amerikës së Jugut dhe Lindjes së Mesme siç thekson raporti i Departamentit të Shtetit.
Imazhin e Shqipërisë e prish Edi Rama, Engjëll Agaçi, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj, Lefter Koka, Alqi Bllako që kanë vjedhur qindra milionë në skemën e inceneratorëve. Imazhin e Shqipërisë e dëmton largimi i investitorëve të huaj që ka përzënë Rama nga Shqipëria. Largimi i Sheratonit, Hoktif, Pireus Bank, Alfa Bank, Societe Generale, Credite Agricole, British Petrolium, etj.
Imazhin e Shqipërisë e prish përvetësimi i Portit të Durrësit nga Edi Rama dhe arabi i tij në kundërshtim me ligjet, Kushtetutën dhe interesin e shqiptarëve. Imazhin e Shqipërisë e prish anulimi i grantit 28 milionë euro për Portin e Durrësit për ta kthyer atë në pallate mes një kompanie që s’do paguajë asnjë taksë të Ramës dhe biznesmenit të tij arab që ndërton në vende autokratike. Imazhin e Shqipërisë e prish amnistia fiskale për paratë e drogës dhe krimit dhe pasaportën e artë për bosin e krimit. Imazhin e Shqipërisë e prishin kullat si monumente nacionale të korrupsionit që pastrojnë paratë e drogës që vijnë nga Holanda, Anglia, Italia dhe vende të tjera.
Imazhin e Shqipërisë e rrënon Amant Josifi, ortaku i tij Olsi Rama, i cili pasi i ka vjedhur qytetarëve të BE-së 2.2 milionë euro me call centerat e tij, njoftohet nga Rama dhe ia mbath për në Dubai.
Së fundi dy fjalë për domethënien e qëndrimin e narkoqeverisë ndaj protestës së 6 dhjetorit. Ky qendrim eshte diskreditim i saj, është dëshmi e mendësisë komuniste dhe paketës së akuzave të saj ndaj kundërshtarëve.
Pretendimi se mos na dëgjon bota se gëzojnë armiqtë, është koncept komunist.
Të bësh propagandë sikur gjithçka shkon mirë, është metodë komuniste. Propaganda e Ramës kundër protestës i shërben Ramës dhe krimit të organizuar dhe korrupsionit sepse do të përdorë samitin për të maskuar këtë. Të gjithë autokratët i akuzojnë qytetarët dhe kritikët si njerëz që nuk duan atdheun.
Të gjithë autokratët dhe diktatorët e botës përdorin të njëjtën gjuhë. Ata që kritikojnë janë armiq dhe agjentë të huaj. Përrallat me agjentura janë mbetje të mentalitetit komunist. Ato serviren me bollëk nga Putini në Serbi apo Rusinë e Vogël, nga Putini i vogël Vuçiç dhe në Tiranë nga vasali i këtij të fundit, Edi Rama.
PD është forca më perëndimore e Shqipërisë dhe shqiptarëve. PD ka bërë më shumë se kushdo tjetër për integrimin e Shqipërisë në institucionet perëndimore. PD është forca e parë që kërkoi futjen e Shqipërisë në NATO të Shqipërisë fill pas themelimit të saj. PD anëtarësoi Shqipërinë në NATO. PD kërkoi asociimin në BE që në vitin 1992 dhe nënshkroi më vonë këtë marrëveshje. PD hoqi vizat me BE. PD paraqiti kërkesën për kandidat në BE. PD ka votuar gjithmonë pro-Perëndimit, në cdo rezolutë ndërkombëtare.
Prandaj vendi i saj më 6 dhjetor është në rrugë dhe vetëm në protestë, në mbrojtje të vlerave evropiane në Shqipëri.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38